LAJMI I FUNDIT:

Fabrika për përpunimin e nënprodukteve të kafshëve në vlerë prej 7.7 milionë euro nderohet vitin tjetër

Fabrika për përpunimin e nënprodukteve të kafshëve në vlerë prej 7.7 milionë euro nderohet vitin tjetër

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka njoftuar se Fabrika për përpunimin e nënprodukteve të kafshëve, do të përfundojë në fund të vitit 2019.

Ai gjatë seancës së Kuvendit, duke iu përgjigjur deputetit të PSD-së, Driton Çaushi, tha se për shkak të procedurave në nisje ka pas vonesa për ndërtimin në këtë fabrikë.


“Në vitin që vjen përmbyllen të gjitha procedurat për këtë fabrikë, aktualisht nuk mund ta konfirmojmë se do të kryhet kjo në pjesën e parë të vitit 2019 por brenda vitit po, atëherë rezulton se fabrika do të jetë operuese e tëra, diku në pjesën e dytë të vitit 2019 “, ka thënë kryeminsitri Haradinaj.

Kurse Driton Çaushi tha se kjo fabrika ishte paraparë të përfundojë në vitin 2017, dhe këto mbetje përfundojnë në deponi të qyteteve, duke rrezikuar jetën e qytetarëve.

Kjo fabrikë do të kushtojë 7.7 milionë euro, ku 5.5 milionë euro do të jenë investim nga BE. /Telegrafi/