LAJMI I FUNDIT:

Fabrika nga Kosova që prodhon pjesë për Ferrarin dhe Lamborghinin

Fabrika nga Kosova që prodhon pjesë për Ferrarin dhe Lamborghinin

Kosova vazhdimisht po zë vend në hartën botërore për të mirë.

Në qytetin e bukur të Prizrenit po prodhohen pjesë estetike për veturat sportive të gjigantëve botërorë si Ferrari, Lamborghini e Range Rover.


Pjesë e këtyre produkteve është e Koshi Group, punë e së cilit është prezantuar në emisionin 7 Ditë me Panxhën.

Drejtori ekzekutiv i Koshi Group, Shkamb Koshi tregon se si kishte filluar punën, nga një ide e guximshme me 4 punëtorë e deri në ditët e sotme që ka arritur ta krijojë një fabrikë shumë të rëndësishme në tregun botëror, e cila tashmë numëron 100 punëtorë.

E ambicia e të parit të kësaj fabrike, ka bërë që për dy vite e gjysmë të merret më krijimin e barkës “Inersteller” për të cilën është përdorur një teknologji unike e fushës së marinës.

Për të riun e Gjakovës, të rritur në Itali e që u kthye në Prizren për të investuar të cilin e sheh si qytet shumë strategjik për punën e tij, përvoja e mëhershme, pasioni dhe mbështetja morale e familjes e kanë bërë që të fitojë besimin e kompanive më të mëdha botërore.