Në dhjetë ndeshjet e para të ligës, djelmoshat e Jose Mourinhos kanë siguruar vetëm tri fitore, dy barazime dhe kanë pësuar pesë herë, humbja e fundit ishte nga West Ham United me rezultat 2 me 1.

“Jam i sigurt që ende mund të fitojmë ligën”, ka thënë Fabregas.


“Ne vetëm duhet të rikthejmë vetëbesimin, të fitojmë disa ndeshje me radhë dhe të shohim çfarë do të ndodhë. Në Premier Ligë gjitha ekipet mund të lëshojnë pikë”.

Chelsea të shtunën do të përballet me Liverpoolin në Stamford Bridge. /Telegrafi/

telegrafi sport app