LAJMI I FUNDIT:

Evzoni do të jetë i bllokuar deri nesër

Evzoni do të jetë i bllokuar deri nesër

Kalimi kufitar Evzoni-Bogorodica do të jetë i bllokuar për komunikacion deri nesër, kështu vendosën bujqit grek të cilët janë në grevë prej ditës së hënë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Të premten Sindikata e bujqve grek dhe fermierëve përsëri do të vendosin nëse do të vazhdojnë me bllokimin e kufirit.


Nga të dy anët e kufirit tashmë janë krijuar kolona të gjata me kamionë. Bujqit grekë janë kundër reformave të taksace. Përveç kufirit me Maqedoninë, bllokada ka edhe në të gjithë Greqinë. /Telegrafi/