LAJMI I FUNDIT:

Evzoni ende vazhdon të mbetet i bllokuar

Evzoni ende vazhdon të mbetet i bllokuar

Bllokada në kalimin kufitar Evzoni, në kufirin greko-maqedonas vazhdon edhe sot. Komunikacioni në të dy drejtimet prej 30 janarit është në ndalesë, për shkak të protestave të bujqve grek në kalimin kufitar Evzoni, përcjell Telegrafi Maqedoni.

LAMM sot në mëngjes kumtoi se në rrugët e shtetit, komunikacioni po zhvillohet vende-vende nëpër rrugë të lagështa. Mjegull me dukshmëri prej 50 deri 100 metra ka në grykën malore Gjavatë, njofton AIM.


Komunikacioni ajror po zhvillohet normalisht dhe sot në mëngjes në aeroportin ‘Aleksandri i Madh’ janë realizuar të gjitha fluturimet dhe aterimet e planifikuara. /Telegrafi/