LAJMI I FUNDIT:

Evropës i kanoset një i ftohtë i tmerrshëm, mbërtheni palltot

Evropës i kanoset një i ftohtë i tmerrshëm, mbërtheni palltot

Pritet që Evropa të përfshihet nga një i ftohtë që s’kanë parë sytë ndonjëherë.

Britania tashmë është goditur nga Carline, stuhia e acarit nga Arktiku, e cila po shoqërohet me erëra të fuqishme, reshje të borës dhe temperatura të ulëta dhe si duket, ajo do të përhapet edhe në pjesët tjera të Evropës.


Do të jetë kjo stuhia e dytë që do ta kaplojë Britaninë.

Erërat me shpejtësi 140 kilometra në orë kanë sjellë një periudhë dhjetëditore të acarit dhe borës, ndërsa temperaturat në ishull kanë rënë në minus 12 gradë Celsius.

Pritet se stuhia do të lëvizë më tutje drejtë lindjes dhe të kaploi Francën. Siç raportuan mediat britanike, meteorologët ende nuk janë të sigurt se kah do të lëvizë stuhia më tutje, por shumica prej tyre janë të mendimit se do të lëvizë drejtë jugut dhe lindjes, pra drejtë Evropës. Pamjet dramatike nga Britania tashmë kanë filluar të shpërndahen, me ç’rast mund të shihen automjete të ngujuara në borë apo të cilat kanë rrëshqitur dhe kanë dal jashtë rrugëve. Në Skoci tashmë kanë rënë tetë centimetra borë.

Në anën tjetër, autoritetet në Spanjë dhe Portugali kanë tërhequr sot vërejtjen nga erërat e fuqishme dhe reshjet e rrëmbyeshme, të cilat do të shoqërojnë stuhinë, e cila Gadishullit të Pirinejeve po i afrohet nga Atlantiku, transmeton 21media. Sipas autoriteteve spanjolle, rreziku më i madh që do të sjell me vete stuhia Ana janë erërat e fuqishme, të cilat mund të arrijnë shpejtësi deri në 120 kilometra në orë.

Në trend Botë

Më shumë
Xhamajka bëhet vendi i 142-të që njeh shtetin e Palestinës

Xhamajka bëhet vendi i 142-të që njeh shtetin e Palestinës

Amerika Latine
Pas miratimit të paketës 61 miliardë dollarëshe nga Senati amerikan, reagon Zelensky: SHBA është fener i demokracisë

Pas miratimit të paketës 61 miliardë dollarëshe nga Senati amerikan, reagon Zelensky: SHBA është fener i demokracisë

Evropa
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Evropa
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Jugkoreani dënohet me 14 muaj burgim për vrasjen e 76 maceve, urrejtja ndaj kafshës i lindi kur ato ia gërvishtën veturën

Jugkoreani dënohet me 14 muaj burgim për vrasjen e 76 maceve, urrejtja ndaj kafshës i lindi kur ato ia gërvishtën veturën

Azia
Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Evropa
Kalo në kategori