LAJMI I FUNDIT:

Evropë, po vijmë!

Evropë, po vijmë!

O, si nuk kam një grusht të fuqishëm!
Malit, që hesht, mu në zemër me ia njesh!
Ta shoh si dridhet nga grusht’ i paligjshëm…
E unë të kënaqem, të kënaqem tu’ u qesh.
(Migjeni)

Na prit! Ne kuqezinjtë e Ballkanit po vimë! Po vijmë me gjithë shqiponjat, historinë dhe trimërinë.


Evropë, po vijmë! Ti na prit, një vit, dy, pesë, dhjetë, por ne po vijmë! Po vijmë me gjithë ëndrrat dhe shpresat për të qenë si ty. Po vijmë, por duhet të dish që do të sjellim ndryshim!

Evropë, po vijmë, ti veç na jep punë! Na jep mundësi. Na përdor, ama mos na lër në këtë varfëri dhe padrejtësi. I kemi sytë nga ty Evropë, se të parët e vendit nuk po marrin përgjegjësi

Evropë, po vijmë! Po të lëmë çdo gjë ta përvetësosh vetëm na lër të vijmë! Shfrytëzoi tokat, burimet dhe çdo aset tonin! Merri malet, detet, fushat, kodrat, lumenjtë dhe liqenet. Malet, malet e lartë që s’bëjnë zë. Si në kohët e vjetra, ti na kujton si na merr çdo të mirë, se pjesën tjetër e dimë. Ti vetëm na lër të vijmë!

Ndoshta po shprehem gabim, Evropë! E kam fjalën: Na merr! Na i hap dyert. Se kush na le ne të vijmë…

Kush heq dorë nga qyli, korrupsioni, drejtësia e padrejtë, pushteti absolut? Shpesh dhe ty të joshin Evropë, prandaj bën sehir!

Por, ti na merr, na i hap ato dyer që t’i lëmë ‘Gjeneralët e ushtrisë së vdekur’ të udhëheqin veten. Le të ngopen deri sa të plasin. S’do kenë më ku të bëjnë padrejtësi.

Na lë të mendoj që ti je e ëndërruara Evropë dhe do na sjellësh shpëtim.

Mos mendo atë që po mendon Evropë! Unë nuk jam e dështuar dhe as frikacake! Unë jam luftëtare, por dhe lufta ka rregulla. Atje po luftohet pa dinjitet. Në luftën pa dinjitet humbasin trimat dhe ëndërrimtarët

Evropë, ti na njeh! E vërteta duhet thënë e gjitha se pjesërisht nuk është e vërtetë. Ne njohim të vërtetën tonë dhe ne njohim të vërtetën tënde.

Evropë po vijmë që të bëjmë ndryshim!

Ne, qytetarët e thjeshtë, ne po kërkojmë të vijmë ose të na marrësh.

Pret kushte? Negociata? Integrime? Zhvillime? Ne kushtet i dimë… hahaha… Më bëre të qesh me të madhe.

Evropë, thjesht na merr! Po të pyetën për ne, thuaj që: Kjo është të jesh populli më i vjetër e i mallkuar i Ballkanit! Pazaret më të këndshme bëhen aty bashkë me ty.

Në trend

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Premier League
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Kalo në kategori