The Economist
Nëse Angela Merkel ishte e emocionuar, ajo diti si ta fshehë mirë këtë gjë. Fjalimi i saj më 29 tetor përbëhej nga pika të numëruara me kujdes, një listë aq dramatike sa ç’është një listë e pazarit. Por ajo po deklaronte fundin e mbretërimit të saj. Në dhjetor znj. Merkel do të japë dorëheqjen si kryetare e Bashkimit Kristian Demokratik të qendrës së djathtë (CDU), duke përfunduar pothuajse dy dekada si udhëheqëse e partisë politike më të fuqishme në Gjermani. Ajo gjithashtu konfirmoi atë që shumë kishin supozuar prej kohësh: se ky është mandati i saj i fundit si kancelare gjermane. Ajo shtoi se ajo ishte “e gatshme” të mbetet kancelare deri në fund të parlamentit të tanishëm në vitin 2021 – në mënyrë të qartë të vetëdijshme se, me zbehjen e pushtetit të saj, ajo mund të mos jetë në gjendje të qëndrojë kancelare.
Njoftimi i zonjës Merkel erdhi një ditë pas zgjedhjeve rajonale në shtetin gjerman të Hessenit. Kristianët e saj demokratë fituan më shumë vota me 27 për qind, dhe aleati i saj i ngushtë, Volker Bouffier, duket se do të mbetet kryeministër i shtetit. Por megjithatë kjo ishte një humbje shkatërruese për mbështetjen që dikur kishte partia e saj, me më shumë se 11 pikë përqindje më ulët krahasuar me vitin 2013. Partia Socialdemokrate e qendrës së majtë (SPD) humbi, gjithashtu, rreth 11 për qind të votave, duke shënuar vetëm 20 për qind. Sondazhet tregojnë se shumë prej votuesve të tyre në Hessen dëshironin të ndëshkonin qeverinë qendrore në Berlin, ku blloku konservator i zonjës Merkel qeveris në koalicion me SPD. Partitë e koalicionit kanë humbur shumë nga ky vit duke qenë të shpërqendruara nga luftimet e brendshme. Votuesve u ka ardhur në majë të hundës. “Është një sinjal i qartë se kjo nuk mund të vazhdojë kështu”, -tha kancelarja.
Pas 13 vjetësh nën drejtimin e zonjës Merkel si kancelare, Gjermania është gati për ndryshim. Por në shikim të parë nuk është e qartë pse. Ekonomia është më e fortë se kurrë, me papunësinë në një kohë të gjatë të ulët. Vendi ka arritur të trajtojë mirë fluksin e madh të azilkërkuesve në vitin 2015 dhe 2016, dhe që atëherë ardhjet e emigrantëve kanë rënë në mënyrë dramatike. Çështja e refugjatëve rrallëherë përmendej në fushatat zgjedhore në Hessen.
“Pakënaqësia nuk ka të bëjë me politikat, por me mënyrën se si bëhet politika”, thotë Thorsten Haas, nga Universiteti i Lirë i Berlinit. Grindjet në Berlin ndodhin nga ndjesia që politikanët janë jashtë realitetit dhe më shumë të interesuar për punët e tyre sesa t’i shërbejnë vendit. Besnikëritë ndaj partive tradicionale gjithashtu janë dobësuar, dhe votuesit kanë më pak gjasa të votojnë sipas përkatësisë në një sindikatë, në kishë ose në një klasë të veçantë shoqërore. Politika është bërë më shumë rreth identitetit dhe debatit mes pyetjeve të hapura kundrejt të mbyllura, për të cilat të gjelbërit e qendrës së majtë dhe alternativa populiste e krahut të djathtë për Gjermaninë (AfD) janë të qarta, kështu shpjegohet edhe suksesi i të dyja palëve. CDU dhe SPD, nga ana tjetër, janë të ndara nga brenda në çështje si migrimi. Në Hessen, qendra e djathtë e CDU ka një numër të barabartë votuesish me të Gjelbrit dhe AfD-në.
Pasardhësi i zonjës Merkel do të duhet të vendosë se ku ta pozicionojë partinë. Të mbajë kursin e saj të qendrës dhe të humbasin më shumë votues ndaj AfD? Apo të anojnë poshtë në një rrugë më konservatore dhe të rrezikojnë që liberalët të emigrojnë te të Gjelbrit? Në dhjetor delegatët në konferencën e partisë CDU në Hamburg do t’i përgjigjen kësaj pyetjeje duke zgjedhur një udhëheqës të ri, i cili, gjithashtu, do të jetë ndoshta zgjedhja e ardhshme e partisë si kancelar.
Deri më tani, janë tre kandidatë të deklaruar. Friedrich Merz, një ish-udhëheqës i partisë parlamentare, ishte një nga viktimat e para të zonjës Merkel në rrugën e saj drejt kreut. Pasi ajo e mundi për një post kyç të partisë në vitin 2002, ai la politikën për të punuar në financë, më pas duke u bërë kryetar i bordit mbikëqyrës të gjermanëve të BlackRock, një kompani e menaxhimit të aseteve. Ai ka cilësitë e një konservatori shoqëror, një drejtuesi karizmatik dhe është i afërt me biznesin. Ai shpeshherë e ka goditur nga distanca qeverinë e zonjës Merkel. Është e vështirë të imagjinohet se mund të zgjasë mandatin e saj të plotë si kancelare me të si udhëheqës partiak dhe ai është njeriu nga i cili duhet të ruhet.
Një tjetër konservator shpresëdhënës është Jens Spahn, ministri i Shëndetësisë i Gjermanisë. Ai është i ri, ambicioz dhe kritik i sinqertë i politikës së refugjatëve të Merkel, duke e bërë atë një udhëheqës të ndërlikuar partiak për të. Popullor me prirjen e djathtë të CDU, ai pëlqen të shoqërohet me kancelarin e ri konservator të Austrisë, Sebastian Kurz dhe ambasadorin e hapur të Donald Trump në Berlin, Richard Grenell. Mendimet e tij nuk është se përputhen shumë me anëtarët e partive të qendrës dhe votuesit.
Kandidati i preferuar i zonjës Merkel është Annagret Kramp-Karrenbauer, të cilën ajo e zgjodhi në shkurt si sekretare e përgjithshme e partisë, pas një eksperience si kryeministre e shtetit të Saarlandit (shtetit të dytë më të vogël të Gjermanisë). Ajo shihet si një aleate e Merkelit, jo një plus për një parti që kërkon ndryshim. Por ajo, gjithashtu, mban disa qëndrime shoqërore më konservatore sesa kancelarja. Ajo mund të priret drejt qendrës politike të Gjermanisë, ku zakonisht fitohen zgjedhjet, edhe pse kjo tani mund të jetë duke ndryshuar. Megjithatë, ajo ende duhet të dalë nga hija e zonjës Merkel.
Kjo javë ka prodhuar lajme të këqija për AfD-në. Kancelarja ka qenë një figurë e dobishme për të nxitur urrejtje. ‘Merkel muss weg’ ose “Merkel duhet të largohet”, ka qenë një slogan kyç për vite dhe do të ishte një tipar i fushatave të AfD në zgjedhjet e tre shteteve të Gjermanisë Lindore vitin e ardhshëm. Një shqetësim i madh për AfD është se një udhëheqës më konservativ mund të joshë mbrapsht disa votues të pakënaqur.
A mund të vazhdojë znj. Merkel? Kjo varet nëse ajo mund të bashkëpunojë me udhëheqësin e ardhshëm të partisë së saj, dhe nëse kryetari i ri i partisë do të jetë i skajit të djathtë partnerët e saj të koalicionit (SPD) do ta kenë të pamundur të vazhdojnë ta mbajnë koalicionin. Ndërkohë, jashtë Gjermanisë, liberalët tashmë po vajtojnë humbjen e pritshme të “udhëheqëses së botës së lirë” – një titull që ajo nuk e pëlqeu kurrë. Politika e jashtme e Gjermanisë është më shumë se vetëm një person. Por si një negociatore e kalitur, e aftë për të mbledhur koka shteti së bashku, zonjës Merkel do t’i ndihet shumë mungesa. /Përktheu: Shaqir Sulaj/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre