LAJMI I FUNDIT:

Evropa ka kapërcyer Kinën në shitjen e automjeteve elektrike

Evropa ka kapërcyer Kinën në shitjen e automjeteve elektrike

Në shtatë muajt e parë, më shumë se 14,000 makina elektrike më shumë u shitën në Kontinentin e Vjetër sesa në Kinë në të njëjtën periudhë.

Në periudhën janar-korrik 2020, rreth 500,000 makina elektrike, janë regjistruar në Evropë, sipas të dhënave të publikuara nga Matthias Schmidt, një analist i pavarur automobilistik nga Berlini, transmeton Telegrafi.


Kjo kategori automjetesh përfshin vetura me makinë thjesht elektrike.

I njëjti burim thotë se gjithsej 269,000 automjete plotësisht elektrike u shitën në Kontinentin e Vjetër në shtatë muajt e parë, si dhe 231,000 makina hibride.

Besohet se një nga arsyet pse Evropa ka kapërcyer Kinën në periudhën e mëparshme të vitit është rritja e subvencioneve shtetërore në disa vende, ndërsa në të njëjtën periudhë në Kinë, lehtësimet për blerjen e makinave të elektrizuara u ulën. /Telegrafi/