LAJMI I FUNDIT:

Evra i jep zemër Juventusit për finalen me një video fantastike që është bërë hit në rrjetet sociale (Video)

Evra i jep zemër Juventusit për finalen me një video fantastike që është bërë hit në rrjetet sociale (Video)

Patrice Evra u ka dhënë zemër lojtarëve të Juventusit para ndeshjes finale me Real Madridin me një video interesante dhe plot humor.  

Ish-futbollisti i Juventusit, që tani luan te Marseille vazhdon ta ketë për zemër skuadrën bardhezi.


Mbrojtësi 36 vjeçar ka folur për secilin duke filluar nga Gonzalo Higuain, Paolo Dybala, Mario Mandzukic, Leonardo Bonucci, Dani Alves, Alex Sando, Giorgio Chiellini, Sami Khedira dhe trajnerin Massimiliano Allegri, të cilin e ka imituar mjaftë bukur.

Evra dhe Buffon

“Edhe pak ka mbetur nga ndeshja e madhe. E dua më të mirën për juve. Shpresoj që ju ta fitoni Ligën e Kampionëve. Do t’ju dua përgjithmonë”, ka thënë Evra.

“Kapiten, a jemi aty apo jo? Gigone!”, i drejtohet fillimisht Buffonit.

“Zoti im, zoti im, zot! Qetësohu Max, qetësohu, qetësohu. Gonzalo do të shënojë”, ka vazhduar Evra duke e imituar edhe të folurit e Allegrit.

Evra në një paraqitje me Juven

Ai i ka thënë Dybalas që të shënojë gol dhe t’ia dhurojë maskën, ndërsa nga Mandzukici kërkon të jetë luftëtar si gjithmonë.

Bonccit i thotë të jetë si ushtar, e Dani Alvesit të luajë bukur.

Natyrisht që ka fjalë edhe për Chiellinin, ku francezi i kërkon që asgjë të mos kalojë. Ndërsa Sandros që e zëvendëson në pozitën e tij të jetë si tren.

Në fund u kërkon lojtarëve që të mos e bëjnë të qajë dhe këtë e beson që nuk do të ndodh nga siguria që jep Sami Khedira. /Telegrafi/

https://www.instagram.com/p/BUyWtQbhjrT/?taken-by=patrice.evra