Eva Longoria u shfaq në Festivalin e Filmit në Kanë me një fustan që kushtonte vetëm 39 dollarë (37 euro), një zgjedhje për të cilën më vonë u pendua.

Aktorja rrëfeu se, si fillestare në atë kohë, nuk e kuptonte rëndësinë e tapetit të kuq.


Në një intervistë për “The Sunday Times”, Eva kujtoi se në vitin 2005, para festivalit, kishte blerë një fustan të artë në Melrose Avenue, pa menduar shumë për të, shkruan DailyMail.

92886977 14431973 Eva Longoria wore a 39 dress on the red carpet at the Cannes Fil a 97 1740438492400

Megjithatë, reagimi i publikut dhe pyetjet për dizajnerin e veshjes e bënë të kuptonte gabimin.

Madje, edhe L'Oréal, për të cilin ajo ishte ambasadore, sugjeroi që herën tjetër t’i ofronin një stiliste.

92353177 14431973 Was it this gold one  m 96 1740438484526

Eva pranoi se nuk ndjek trendet e momentit, por preferon stilet klasike dhe komoditetin, duke shtuar se aspiron të vishet si shoqja e saj e ngushtë, Victoria Beckham.

Ndërkohë, aktorja kujtoi edhe një tjetër moment të rëndësishëm në karrierën e saj: Laura Bush, bashkëshortja e ish-presidentit George W. Bush, e përmendi “Desperate Housewives” gjatë një fjalimi në 2005, duke ndihmuar në rritjen e popullaritetit të serialit.

Eva tha se ky ishte një moment që e vendosi shfaqjen "në hartë" dhe e ndihmoi atë të bëhej një emër i njohur globalisht. /Telegrafi/

95547003 14431973 It looked pretty spectacular but she regrets making the move bec m 98 1740438498893

95546985 14431973 It s this one from 2005 The Desperate Housewives star shared thi m 99 1740438510961

95546999 14431973 The star explained that at the time she really didn t understand m 100 1740438523567