LAJMI I FUNDIT:

Eurozonë, rritet prodhimi

Eurozonë, rritet prodhimi

Fabrikat në Eurozonë kanë performuar pozitivisht në muajin prill dhe prodhimi nuk ka humbur aq vrull se sa parashikimet, megjithatë aktiviteti ka qëndruar i dobët pavarësisht uljes së çmimeve.

Vendet kanë sjellë një performancë mikse, me rritje të fuqishme të prodhimit në Itali, Spanjë dhe Gjermani dhe një rënie të madhe në Francë. Indeksi që bazohet në mijëra sondazhe drejt firmave tregoi 51.7 pikë për Eurozonën, në rritje nga muaji i kaluar dhe sipër kufirit prej 50 pikë që ndahet tkurrja nga ekspansioni.


Ekspertët thonë se sondazhi sinjalizon një ritëm anemik të rritjes në prodhimin e fabrikave, apo sa gjysma e rritjes në periudhën përpara ngadalësimit ekonomik. Deri më tani të dhënat nuk tregojnë ndonjë ndikim nga stimujt e Bankës Qendrore Europiane, apo euro më e dobët te sektori i fabrikave.

Ekonomia në Eurozonë u rrit me 0.6% për tremujorin e parë të 2016-ës. E megjithëse norma ishte më e lartë se sa pritej, deflacioni u kthye përsëri gjatë muajit të kaluar, si pasojë e çmimeve të energjisë. /Telegrafi/