LAJMI I FUNDIT:

Eurozona tregton 26.3 miliardë euro mallra më shumë

Eurozona tregton 26.3 miliardë euro mallra më shumë
Container ship in the harbor in Asia ,

Vlerësimet e para për eksportet e mallrave në Eurozonë me pjesën tjetër të botës në muajin nëntor të vitit 2017 ishte 197.5 miliardë euro, një rritje prej 7.7 për qind krahasuar me nëntorin e 2016-së që ishte 183.5 miliardë euro, ndërsa importi ishte 171.2 miliardë euro me një rritje prej 7.3 për qind krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak që ishte 159.6 miliardë euro.

Si rezultat, Eurozona regjistroi një suficit prej 26.3 miliardë eurosh në tregtinë e mallrave me pjesën tjetër të botës. Gjatë nëntorit të 2017-së, tregtia brenda Eurozonës u rrit në 165.5 miliardë euro apo 6.9 për qind nga viti 2016, shkruan Eurostat, përcjell Telegrafi.


Në periudhën janar-nëntor 2017, eksportet e mallrave të Eurozonës me pjesën tjetër të botës u rritën në 7.5 për qind, ndërsa importet u rritën me 10.1 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2016. /Telegrafi/