LAJMI I FUNDIT:

Eurozona me rritjen më të madhe të çmimeve që nga viti 1997

Eurozona me rritjen më të madhe të çmimeve që nga viti 1997

Çmimet e konsumit në 19 vendet që përdorin monedhën e vetme euro po rriten me një normë rekord, thuhet në të dhënat zyrtare të Eurostatit.

Sipas Zyrës evropiane të Statistikave, norma vjetore e inflacionit të Eurozonës gjatë nëntorit arriti në 4.9 për qind, shifra më e lartë që nga viti 1997.


Rritja e inflacionit gjatë këtij muaji, nga 4.1 për qind që ishte në tetor, ka ardhur kryesisht si rezultat i rritjes së madhe të kostove të energjisë.

Ashtu si pjesa tjetër edhe Eurozona, përfshirë Francën dhe Gjermaninë, po përballen me rritje të mëdha të çmimeve si rezultat i rimëkëmbjes ekonomike nga pandemia COVID-19 dhe pengesave në zinxhirët e furnizimit.

Norma bazë e inflacionit, e cila heq artikujt potencialisht të paqëndrueshëm si alkooli, energjia, ushqimi dhe duhani, gjithashtu u rrit në nëntor me një normë vjetore prej 2.6 për qind nga 2 për qind.

Rritjet, në rrethana normale, ka të ngjarë të bëjnë presion mbi Bankën Qendrore Evropiane për të filluar shqyrtimin e perspektivës së rritjes së normës së saj kryesore të interesit nga niveli rekord i ulët zero. BQE ka për detyrë të përcaktojë politikën për të përmbushur objektivin e inflacionit prej 2 për qind.

Megjithatë, varianti Omicron i zbuluar së fundmi i Coronavirusit ka shkaktuar njëfarë pasigurie mbi perspektivën ekonomike botërore dhe si rezultat, bankat qendrore në mbarë botën pritet të ndalojnë së shpejti njoftimin e ndonjë ndryshimi të madh të politikës.

Shumë ekonomistë mendojnë se rritja e inflacionit gjatë muajve të fundit do të ndryshojë vitin e ardhshëm pasi efektet bazë të lidhura me rënien e mprehtë të çmimeve gjatë pandemisë vitin e kaluar, kryesisht të energjisë, janë hequr nga krahasimet vjetore. /Telegrafi/