Shpeshherë është thënë se çmimet e energjisë elektrike në Kosovës janë të larta, por këto pohime i hedhen poshtë një raporti i Eurostat-it për çmimet e energjisë elektrike për konsumatorët familjarë, i cili Kosovën e rendite si vendin me çmime më të lira të rrymës.
Ekspertët e fushës thonë se krahasimi i tillë nuk duhet të jetë befasues, por në tarifat e energjisë elektrike ndikon gjendja e përgjithshme socio-ekonomike në Kosovë.
Ibrahim Rexhepi ekspert i ekonomisë nga Aleanca Kosova e Re (AKR), ka thënë se raporti krahasues i Eurostat-it nuk duhet të jetë befasues, edhe pse gjithmonë ka pasur ankesa për çmimin e lartë të rrymës.
“Janë disa faktorë që kanë ndikuar në çmimin e rrymës, të cilët kryesisht ndërlidhen me momentin social- Kosova është vendi më i varfër, vendi me papunësi më të madhe, vendi që edhe në të ardhmen e afërt nuk sheh zgjidhje për këto probleme, vendi që ka mungesë të energjisë elektrike dhe ku shteti në forma të ndryshme intervenon që çmimi i energjisë elektrike të jetë i përballueshëm për konsumatorët”, tha ai.
Sipas Rexhepit, tregu i energjisë elektrike ende nuk është i liberalizuar. Ndërkaq, rregullatori i energjisë me rastin e përcaktimit për nivelin e çmimit ka parasysh, dy elemente-mbulimi i shpenzimeve të operatoreve dhe momentin social të konsumatoreve. Përderisa në këtë mënyrë kalkulohet çmimi, atëherë ai nuk është rezultat i gjendjen në treg, apo i ofertës dhe i kërkesës”, ka thënë Ibrahim Rexhepi nga AKR-ja, shkruan Telegrafi.
Ndërkaq, në Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRRE), treguan se i kanë marrë kërkesat nga operatorët për tarifat e energjisë elektrike dhe se janë duke i shqyrtuar. Derisa vendimi për tarifat e reja pritet të publikohet deri në fund të marsit.
“Operatorët e Licencuar për shërbimet e energjisë elektrike, tashmë kanë dorëzuar në ZRRE kërkesat për azhurnimet vjetore për të hyrat e lejuara maksimale dhe tarifat e energjisë elektrike. Stafi profesional i ZRRE-së është duke i analizuar këto kërkesa dhe së shpejto do të vendosë në diskutim publik raportet konsultative, ku do të paraqiten kërkesat e operatorëve dhe vlerësimet preliminare të ZRRE-së. Tarifat aktuale do të jenë në fuqi deri me 31 mars 2017 dhe ZRRE do të sigurohet që para 1 prillit 2017, konsumatorët të njoftohen me tarifat e reja”, ka thënë zëdhënësja e ZRRE-së, Adelina Murtezaj.
Në ZRRE nuk e kanë komentuar raportin e Eurostatit rreth tarifave të rrymës. “Pa dashur të komentojmë vlerësimet e Eurostat-it, ZRRE dëshiron të sqarojë se tarifat e energjisë në Kosovë caktohen duke u bazuar në ligjet e energjisë, rregullat për përcaktimin e çmimeve, Metodologjinë për përcaktimin e tarifave dhe Balancën e Energjisë për vitin rregullativ përkatës. Bazuar në këto ligje dhe rregulla, dhe pas vlerësimeve të stafit profesional, Bordi i ZRRE merr vendimin përfundimtar i cili si parim primar ka përcaktimin e tarifave të mbështetura në kosto që arsyetojnë shërbime të kënaqshme për konsumatorët”, tha Murtezaj.
Ndryshe në raportin e Eurostat-it për çmimet e energjisë elektrike për konsumatorët familjarë, prapa Kosovës renditen, Serbia, Maqedonia, Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Bullgaria, Mali i Zi, Moldavi, Estoni dhe vende të tjera. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Nagip Krasniqi shkarkohet nga pozita e kryeshefit të KEK-ut
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Nga pushimet e punëtorëve e deri tek menaxhimi i inventarit - përmes AveHR mund t’i digjitalizoni Burimet Njerëzore
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9
Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert