LAJMI I FUNDIT:

Europol: Mbi 200 mijë kompjuterë në 150 vende të goditur nga virusi kibernetik

Europol: Mbi 200 mijë kompjuterë në 150 vende të goditur nga virusi kibernetik

Sulmi kibernetik i së premtes ka prekur më shumë se 200,000 kompjuterë në 150 vende të ndryshme të botës, thotë shefi i Europol, Rob Wainwright.

Ai i tha BBC se akti ishte “i pashembullt për shkallën e tij” dhe paralajmëroi se më shumë njerëz mund të jenë të prekur të hënën në mëngjes.


Virusi mori kontrollin e dosjeve të përdoruesve, duke kërkuar pagesa në këmbim të lirimit të të dhënave. Rusia dhe Britania e Madhe ishin ndër vendet më të goditura.

Ekspertët thonë se një sulm tjetër mund të jetë afër dhe kanë paralajmëruar njerëzit që të rrisin sigurinë e tyre kibernetike.

Z. Wainwright tha se softueri që bllokon hyrjen në të dhëna deri sa të paguhet një shpërblim – u kombinua me një aplikacion krimb – një program që përsëritet në mënyrë që të përhapet në kompjutera të tjerë.

Kjo, tha ai, po lejonte “infeksionin e një kompjuteri të përhapet shpejt në të gjithë rrjetet”.

Ai shtoi: “Kjo është arsyeja pse ne po shohim që këto numra po rriten gjatë gjithë kohës”.