LAJMI I FUNDIT:

Euronews do të hapet edhe në Shqipëri

Euronews do të hapet edhe në Shqipëri

Grupi “Euronews” dhe grupi “IN Media” njoftuan sot partneritetin e tyre për të lansuar Euronews Albania, televizionin dhe platformën dixhitale mediatike, që synon të arrijë qytetarët e Shqipërisë, si edhe banorët shqipfolës të Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi.

Me lancimin e Euronews Albania, grupi “Euronews” po fillon një rrugëtim të ri, duke krijuar një Euronews franshizë për herë të parë.
Ky partneritet tregon qartë objektivin strategjik të Euronews-it për t’u bërë media numër një “glokale” në Europë dhe në botë.
Sipas marrëveshjes së nënshkruar, në tetor 2018, grupi “Euronews” do të kontribuojë me ekspertizën e vet, si edhe me qasjen shumëkulturore që do të sjellë te media e re.


Po ashtu, shprehja e të gjitha pikëpamjeve dhe pasqyrimi i pakrahasueshëm ndërkombëtar do të jenë garanci për cilësinë e shkëlqyer që do të ketë Euronews Albania. Nga ana tjetër, Euronews do të ketë mundësinë të përdorë mbulimin rajonal të Euronews Albania-s në të gjitha platformat e saj.

Michael Peters, Drejtori Ekzekutiv i Euronews, tha se: “Jemi vërtetë të emocionuar që kemi krijuar këtë partneritet me grupin “IN Media”, për këtë ndërmarrje kaq të rëndësishme për Euronews-in. Për herë të parë, ne po krijojmë një franchise, ekskluzivitet të Euronews-it. Kjo është dëshmi e forcës sonë, e cila ka ardhur duke u rritur si rrjedhojë e disa ndryshimeve të rëndësishme që kemi bërë vitet e fundit. Ne vazhdojmë të rritemi si media “glokale”, duke qenë ndërkombëtarë në qasje e duke u qëndruar pranë audiencave lokale. Marrëveshje të tilla kontribuojnë drejt synimit tonë të palëkundur strategjik për ta bërë Euronews-in, median numër një globale jo vetëm në Europë, por edhe në botë”, theksoi Peters.

Theodhori Cami, drejtuesi i “IN Media Group” u shpreh se : “Pas një rrugëtimi të gjatë negociatash, angazhimi dhe vendosmërie, jemi krenarë të shpallim krijimin e partneritetit me Euronews-in, kanalin numër një të lajmeve në Europë. Merita për lancimin e Euronews Albania është jo vetëm e grupit “IN Media”, por edhe e të gjithë shqiptarëve që do të bëhen pjesë e një projekti krejtësisht të ri, themelet e të cilit gjenden tek ekspertiza dhe besueshmëria që gëzon ky kanal në të gjithë botën. Kjo është arsyeja pse ne do të ofrojmë një standard unik për median, si askund tjetër në rajon”, tha Cami.

Euronews Albania pritet të nisë transmetimet në vitin 2019, ndaj edhe janë bërë përpjekjet e para për gjetjen e profesionistëve më të mirë që ka vendi. Media e re do të krijojë vende të reja pune, pasi Euronews Albania do të ketë rreth 100 punonjës në momentin e nisjes së transmetimeve.

Me këtë krijim të ri, lajmet do të ofrohen në mënyrë më të drejtpeshuar dhe më të larmishme se të gjithë transmetuesit e tjerë rivalë në Ballkan.
Grupi “IN Media Group”, i cili është krijuar në vitin 2013, transmeton në televizionin “IN TV”, kanalin e vetëm për të rinjtë në Shqipëri dhe radion “IN Radio 105.7”.

Euronews është kanali numër një i lajmeve në Europë, që arrin më shumë shikues në Europën kontinentale se të gjithë rivalët e vet. Sipas Indeksit Global të Internetit 2017, Euronews është i pranishëm në 450 milionë familje në të gjithë botën dhe ka 125 milionë shikues në muaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri

Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri

Lajme
Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan

Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan

Lajme
Kalo në kategori