LAJMI I FUNDIT:

Eurodeputetja Von Cramon kërkon nga Qeveria e Kosovës që ta vë në prioritet mbrojtjen mjedisore

Eurodeputetja Von Cramon kërkon nga Qeveria e Kosovës që ta vë në prioritet mbrojtjen mjedisore

Kosova ka problem të madh mjedisor, me sipërfaqe, ajër dhe tokë të ndotur, prandaj mbrojtja mjedisore duhet të vendoset në prioritet për Kosovën, ka thënë të martën në Prishtinë, raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.

Von Cramon theksoi se ka ardhur koha për një strategji të energjisë që do t’ia hap rrugën dekarbonizimit dhe për më shumë energji të ripërtëritshme.


“Si dikush që vjen shpesh në Prishtinë, problemin më të madh mjedisor, e shoh në sipërfaqe, ajrin dhe tokën e ndotur. Ndotja e ajrit në Prishtinë është veçanërisht e madhe në muajt e dimrit, që vjen kryesisht nga djega e qymyrit dhe drurit në amvisëri, transporti, ngrohja dhe prodhimi i energjisë në termocentralet A dhe B të KEK-ut në Kosovë, e që janë disa nga termocentralet më të vjetra të thëngjillit në Evropë.

Çështja e dytë, dhe të gjithë ju jeni shumë të vetëdijshëm për këtë, mbeturinat janë kudo. Menaxhimi i mbeturinave vazhdon të jetë i paqëndrueshëm dhe ka një numër të madh të deponive ilegale në mbarë Kosovën. Deponitë e ndërtuara pas luftës, shumë nga ato me paratë e BE-së, janë pothuajse plot. Disa nga ato deponi janë keqmenaxhuar dhe përbëjnë kërcënim për ujërat nëntokësore si dhe për ndotjen e ajrit”, theksoi ajo, raporton Kp.

Në konferencën “Java për zhvillim të qëndrueshëm në Kosovë”, që po mbahet në Prishtinë, Cramon tha se interesi i përbashkët është që të futet i tërë Ballkani Perëndimor në një energji të gjelbër dhe të qëndrueshme, pasi që sipas saj, një prej hapave kryesor në këtë rrugëtim është tranzicioni energjetik.

“Ndotja nuk njeh kufi dhe termocentralet vrasin edhe qytetarët, kjo është arsyeja pse është në interesin tonë të përbashkët që ta shohim Ballkanin si një vend të gjelbër dhe të qëndrueshme. Në një prej hapave kryesor në këtë rrugëtim është tranzicioni energjetik…

Evropa ka identifikuar që duhet të jetë e pavarur sa i përket energjisë, këtë duhet ta shohim edhe në Kosovë, po ashtu edhe në tërë rajonin. Kam qenë në Beograd dhe kjo ka qenë një prej çështjeve të cilën e kam diskutuar me presidentin Vuçiq për t’u informuar”, tha ajo.

Von Cramon më tej tha se ka ardhur koha përfundimtare me dalë me një strategji e që është pritur për një kohë të gjatë.

“…Shpresoj që kjo strategji do të shtrojë rrugën për dekarbonizimin e përzierjes energjetike të Kosovës dhe të hap derën për më shumë energji të ripërtritshme. Duhet të mendojmë me perspektiva më afatgjatë dhe ta kuptojmë që thëngjilli, jo vetëm që i vret qytetarët, por edhe ekonominë. Për këtë arsye e inkurajojmë Qeverinë e Kosovës që strategjia e energjisë të jetë kompatibile me marrëveshjen e gjelbër evropiane”, theksoi ajo.

Ndërkaq, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi theksoi se strategjia për energji synon dekarbonizimin e energjisë dhe promovimin e energjisë së ripërtritshme.

Bislimi ka thënë se Qeveria ka miratuar projektligjet që i përkasin mbrojtjes së mjedisit, derisa shtoi se strategjia për mbrojtjen e mjedisit që pritet të finalizohet deri në fund të vitit, synon ruajtjen e mjedisit, ajrit dhe biodiversitetit.

“Si ekzekutiv jemi siguruar që Strategjia e energjisë të synojë përmirësimin e qëndrueshmërisë dhe sigurisë së sistemit elektro-energjetik, të parasheh dekarbonzimin dhe promovimin e energjisë së ripërtëritshme, rritjen e efiçiencës së energjisë dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal në funksionimin e tregut energjetik. Momentalisht jemi duke punuar në draftimin e strategjisë për mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillim të qëndrueshëm 2022-2030, që synon ruajtjen e mjedisit, ajrit, biodiversitetit dhe kjo strategji pritet të finalizohet deri në fund të vitit 2022”, tha Bislimi.

Deputetja Eliza Hoxha tha se si deputete nuk ka njohuri për Planin dhe Strategjinë e energjisë.

“Si Kuvend nuk kemi shumë njohuri se çka ka ndodhur me procesin e hartimit, as të planit e as të strategjisë, por që besojmë që në një momentum të tillë çfarë janë parametrat numerikë të mazhorancës në Kuvend, nuk ka asnjë barrierë që këto procese të ecin përpara…

Edhe investimet që janë dashur të bëhen dikur në sektorin e energjisë janë stopuar për arsye të ndryshme dhe që sot unë do të dëshiroja të di se investimet e reja në kuptimin e strategjisë që do të na vije, a do të jenë përsëri ato projekte që janë stopuar dikur apo do të jenë të orientuar njëmend në strategjinë e ripërtëritshme dhe në energjinë e gjelbër. Prandaj, kjo është sfida që do ta kemi kur këto dy dokumente do të vijnë në Kuvend”, theksoi Hoxha.

Në konferencë, raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, tha po ashtu se menaxhimi i ujit, gjithnjë e më shumë është nën kërcënimin e ndryshimeve klimatike, vuan nga rrjetet jo të plota të monitorimit të burimeve ujore. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova nuk përfshihet në agjendën e takimit të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Kosova nuk përfshihet në agjendën e takimit të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Jehona Hulaj
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
Afro 1 milion e gjysmë banorë të regjistruar në Kosovë – brenda pesë ditëve mbyllet procesi

Afro 1 milion e gjysmë banorë të regjistruar në Kosovë – brenda pesë ditëve mbyllet procesi

Lajme
Panxha letër publike zëvendësministres Gashi, e akuzon për vjedhje të konceptit 'Made in Kosova'

Panxha letër publike zëvendësministres Gashi, e akuzon për vjedhje të konceptit 'Made in Kosova'

Lajme
“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

Lajme
Mitsotakis: Iniciativë provokuese, e paligjshme dhe e palejueshme e presidentes së re të Maqedonisë së Veriut

Mitsotakis: Iniciativë provokuese, e paligjshme dhe e palejueshme e presidentes së re të Maqedonisë së Veriut

Politikë
Kalo në kategori