LAJMI I FUNDIT:

Euro fillon javën në nivele të qëndrueshme

Euro fillon javën në nivele të qëndrueshme

Valuta euro hapi javën në nivele të qëndrueshme, duke u shkëmbyer nën nivelin 1.65 dollarë.

Dollari amerikan ishte i qëndrueshëm ndaj valutave të tjera, duke qëndruar në një distancë të ngushtë pasi pjesëmarrësit e tregut këtë javë presin takimin kyç të bankave qendrore që mund të vendosnin kursin afatshkurtër për monedhat, përcjell Telegrafi.


Banka Qendrore e Japonisë pritet të martën të përfundon një takim dy-ditor mbi politikat, Rezerva Federale do ta përfundoj takimin e saj të mërkurën, ndërsa Banka e Anglisë do të përfundoj takimin ditën e enjte.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, presidenti Donald Trump, tha të dielën se do të lejojë qeverinë federale të mbyllet nëse demokratët nuk financojnë projektin për ndërtimin e murit me Meksikën dhe ndryshimet ligjore të emigracionit. /Telegrafi/