LAJMI I FUNDIT:

Euro 2008: Bazeli, Zvicër

Euro 2008: Bazeli, Zvicër

I lokalizuar në veriperëndim të Zvicrës, i shtrirë përgjatë lumit Rajna, Bazeli është qyteti i tretë me popullatë në këtë vend, me afro 166 mijë banorë. Bazeli etiketohet si qendër kryesore e industrisë kimike dhe farmaceutike, një qytet i pasur edhe me një të kaluar historike dhe me një kulturë mjaft të zhvilluar.

Vendlindja e Federer

Në mesin e emrave më të njohur të kohës së sotme, që ka dalë nga ky qytet është tenisti numër një në botë, Roger Federer.


Së bashku me fqinjët, Francën dhe Gjermaninë, kjo pjesë e Zvicrës e përbën zonën e quajtur si “Regio Tri Rhena”.

I njohur është edhe karnavali i Bazelit, i cili jo vetëm që është më i madhi në Zvicër, por edhe paraqet ngjarjen kryesore kulturore të vitit.

Sporti

Bazeli ka epitetin e një qyteti me reputacion të lartë sportiv, ndërsa meritë më të madhe për këtë ka klubi futbollistik, Bazel. Qyteti ka shumë stadiume të mëdha futbollistike, salla moderne të hokejit dhe është nikoqir i ndeshjeve më të mëdha të tenisit që zhvillohen në salla të mbyllura gjatë çdo muaji tetor.

Stadiumi St. Jakob Park

Ndeshjet futbollistike në Bazel gjatë kampionatit evropian do të zhvillohen në stadiumin St. Jakob-Park, i cili do ka një kapacitet prej 42 mijë e 500 shikuesish. St. Jakob Park është stadiumi i klubit FC Basel, që ndryshe quhet edhe “Joggeli”.

Kapaciteti real i stadiumit është 39 mijë shikues, por gjatë kohës së kampionatit evropian ai do të zmadhohet në 42.500. Ai është i ndarë në katër blloqe, që i përgjigjen katër tribunave. Është stadium relativisht i ri, konstruksioni i të cilit ka filluar në vitin 1998, ndërsa është përfunduar në mars të vitit 2001, kur është luajtur edhe ndeshja e parë.

Për ta arritur ndërtimin e sotëm me 32 lokalet përreth, të ndara në tri kate, në të janë investuar afro 220 milionë franga zvicerane. Në kuadër të stadiumit punojnë edhe dy restorante “Restaurant Uno” dhe “ Hattrick Sports bar”.

Stadiumi ka në disponim parkingun dykatësh, të paraparë për 680 vetura. Deri tek stadiumi mund të arrihet me autobus, tramvaj ose tren. Është interesant të theksohet se stadiumi posedon edhe një stacion të saj hekurudhor.

St. Jakob Park nga UEFA është shpërblyer me 4 yje, që është sukses më i madh që mund të arrijë një stadium me një madhësi të tillë. Gjatë kampionatit evropian Euro 2008, ky stadium do të jetë nikoqir i gjashtë ndeshjeve, tre të fazës së grupeve, dy ndeshjeve çerekfinale dhe një ndeshjeje gjysmëfinale.

Grupi A:

Zvicra – Çekiа 18:00 (hapja zyrtare 07 qershor)
Zvicra – Тurqia 20:45 (11 qershor 2008)
Zvicra – Portugalia 20:45 (15 qershor)

Çerekfinalja

19 qershor

2008 Fituesi i grupit А – I dyti i grupit B

21 qershor

2008 Fituesi i grupit C – I dyti i grupit D

Gjysmëfinalja

25 qershor 2008

Fituesi i gjysmëfinales së parë – Fituesi i çerekfinales së dytë