LAJMI I FUNDIT:

EULEX do të vazhdojë të mbështesë sektorin e drejtësisë në Kosovë

EULEX do të vazhdojë të mbështesë sektorin e drejtësisë në Kosovë

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha ka pritur sot në takim ushtruesin e Detyrës së shefit të EULEX-it, Bernd Thran.

Gjatë takimit Hoxha falënderoi misionin e EULEX-it për ndihmën dhe mbështetjen e deritashme dhe siguroi se bashkëpunimi me EULEX-in do të vazhdojë edhe më tutje, në veçanti në sektorin e sundimit tё ligjit, me theks të veçantë në zbatimin e ligjeve.


Hoxha po ashtu tha se do të fokusohet nё implementim mё efektiv tё legjislacionit nё fuqi, si dhe tё punohet nё tё gjithë sektorët e drejtësisë nё bazë tё parimit tё transparencës, përgjegjësisë dhe llogaridhënies.

Thran shprehu gatishmërinë e misionit të EULEX-it për bashkëpunim sa më të ngushtë me Ministrinë e Drejtësisë.

Ai siguroi ministren Hoxha se EULEX-i do të vazhdojë të mbështesë sektorin e drejtësisë në Kosovë dhe do të punohet së bashku me qëllim të fuqizimit të këtij sektori të rëndësishëm për të ardhmen e vendit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori