Misioni më i madh dhe më i shtrenjtë i BE për shtetin e së drejtës në Kosovë, EULEX, ndryshon formatin dhe në të ardhmen do merret vetëm me vëzhgimin e sistemit të drejtësisë në shtetin e vogël të Ballkanit.
Shteti i së drejtës nuk krijohet pa para. Kjo vlen edhe për Kosovën. Gati 1,5 miliardë euro ka investuar Bashkimi Evropian për misionin e shtetit të së drejtës në shtetin më të ri evropian. Mbas dhjetë vjet pune, EULEX do i dorëzojë kosovarëve pjesën ekzekutive të punës. Këtë vendim ka marrë javën e kaluar Këshilli Evropian.
Por, EULEX do të qëndrojë edhe dy vite të tjera në Kosovë për të vëzhguar dhe për të dhënë këshilla. Për këtë i janë vënë në dispozicion 83,6 milionë euro të tjera. EULEX u krijua në vitin 2008, për të ndihmuar në ngritjen e strukturave demokratike në Kosovën e ndarë nga Serbia dhe të banuar kryesisht nga shqiptarët.
EULEX filloi punën kur misioni i OKB në Kosovë, (UNMIK) u reduktua. Kosova nuk kishte instrumenta në atë kohë, për të ngritur shtetin e së drejtës. Mungonte kompetenca, kapacitetet dhe pavarësia. E gjithë administrata publike ishte e politizuar dhe e korruptuar.
Detyrë lufta kundër kriminalitetit të organizuar dhe korrupsionit
Andrea Lorenzo Capussela ka qenë në Kosovë kur EULEX filloi punën. Ai e vlerëson idenë e EULEX-it: “për të ndihmuar Kosovën, për të ngritur kapacitetet, për të trajnuar dhe vëzhguar, por kryesisht për të marrë përsipër segmentin delikat të sektorit juridik. Kosova kishte për detyrë të vendoste drejtësinë në vend”, thotë ish drejtuesi i sektorit ekonomik të Zyrës së Kontrollit Ndërkombëtar. Në shumë fusha delikate si për shembull për korrupsionin në nivel të lartë ose për krimet e luftës Kosova kishte policinë, prokurorë dhe gjykatës, që kishin të drejtë të arrestonin dhe të nxirrnin para gjyqit, ose të ofronin avokatin mbrojtës. Përveç kësaj ajo kishte për detyrë të kryente të njëjtën gjë në sektorin civil dhe në çështjet ekonomike për raste të vështira si në të drejtën e pronës dhe privatizimin.
Prej UNMIK-ut, Kosova trashëgoi një mal me gjithsej 1200 raste. 100 raste të tjera i shtoi EULEX vetë. Por EULEX nuk trashëgoi vetëm rastet, trashëgoi edhe pakënaqësinë e njerëzve që prisnin të vendosej drejtësia njëri mision mbas tjetrit. 2000 policë, gjykatës, roje burgu dhe doganierë u dërguan në Kosovë. 1000 kosovarë ishin në ndihmë të tyre.
Mbi përvojën e tij në Kosovë, Lorenzo Capussela ka shkruar një libër. Për Deutsche Welle ai shpjegon pse ishte i vështirë zbatimi i idesë.”E para ishte një detyrë e vështirë, që kërkonte një punë të madhe nga Bashkimi Evropian. Për fat të keq, makineria e politikës së jashtme të BE nuk tregoi këtu anën e saj eficiente. Së dyti, mungonte vullneti politik për ta kryer këtë detyrë si duhet. Dhe së treti, stabiltetit politik iu dha shumë më tepër peshë se zbatimit të shtetit të së drejtës.”
Pa ndarje nga politika
EULEX ka përpunuar 500 raste, një pjesë të të cilave i ka mbyllur kurse një pjesë i ka kthyer mbrapsht për mungesë provash. 800 raste të pazgjidhura i dorëzohen tani autoriteteve kosovare. Kosova merr përsipër përgjegjësinë për hetimet, ndjekjen penale dhe nxjerrjen para drejtësisë. Nëse do ketë mes tyre edhe politikanë mbetet të shihet. Sepse një nga pikat më të përmendur më shumë nga kritikët, ka qenë që edhe nëse shumë tregues thonë që elita politike është e përzier me korrupsionin dhe kriminalitetin e organizuar, asnjë prej tyre nuk është dënuar.
Capussela është i mendimit se menaxhmenti i EULEX ka qenë oportunist, nuk ka ushtruar presion sa duhet, por është fshehur pas rolit të këshilluesit. Për “dështimin” e EULEX-it, ai bën përgjegjës përzierjen në politikë. Ai e përshkruan kështu: “Nëse drejtuesi i misionit takohet çdo ditë, ose çdo javë me kryemistrin ose ministrat dhe me ambasadorët e BE-së, atëherë është e vështirë për prokurorët e misionit, të shkojnë të arrestojnë ministrin mëngjesin tjetër”.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E zezë klasike, krejt sytë n’ty
Papuçe që t’flen kama n’to- Porositni me zbritje në Telegrafi Deals
Kapni zbritjen – atletet Nike për meshkuj tash me zbritje në Telegrafi Deals!
Kur nuk blen për vete, nuk blen as për kojshi – që do të thotë shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals
Sot harroni të gjitha hallet, ZBRITJA në Deals me na shku huq nuk na falet
Më të lexuarat
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia