Një donacion nga EULEX-i është dhënë sot për riaktivizimin e nënstacionit të Policisë së Kosovës në Suhodoll për përmirësimin e shërbimeve policore të orientuara drejt komunitetit për të gjitha komunitetet.
Kjo është bërë e ditur nga EULEX-i përmes një njoftimi për media, ku ndër të tjera thuhet se u.d. shefja e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX), Emily Rakhorst, i dorëzoi dy kontejnerë Koloneles së Policisë së Kosovës Afërdita Mikullovci, të cilët do të përdoren për riaktivizimin e nënstacionit policor në Suhodoll.
“Duke bërë të mundur riaktivizimin e nënstacionit, EULEX-i mbështetë Policinë e Kosovës në angazhimet e saj me shërbime policore të orientuara drejt komunitetit, me qëllim të adresimit të nevojave lokale dhe parandalimit të krimit, dhe në bazë të parimeve të ndërtimit të besimit, llogaridhënies, informimit dhe komunikimit.
Dhurimi i kontejnerëve po ashtu ka për qëllim rritjen e besimit të banorëve në institucione. Sapo të riaktivizohet, nënstacioni policor në Suhodoll do t’ua mundësojë të gjitha komuniteteve që jetojnë në atë zonë të kenë qasje më të mirë në shërbimet policore të orientuara në komunitet në të dyja gjuhët zyrtare të Kosovës dhe të kontaktojnë drejtpërdrejt Policinë e Kosovës për dorëzimin e aplikacioneve apo të ankesave, si dhe të marrin mbështetje policore”, thuhet në njoftim.
Tutje, bëhet e ditur se prania e vazhdueshme e Policisë së Kosovës në nënstacionin policor në Suhodoll pritet të përmirësojë gjendjen e sigurisë përmes avancimit të kapacitetit të policisë për promovimin dhe mbrojtjen e sigurisë së të gjithë atyre që jetojnë në atë zonë, në një mënyrë të orientuar drejt komunitetit.
“Donacioni nga EULEX-i është në pajtueshmëri me mandatin e Misionit për mbështetjen e institucioneve të caktuara të sundimit të ligjit në Kosovë në rrugën e tyre drejt rritjes së efektivitetit, qëndrueshmërisë, shumë-etnisë dhe llogaridhënies, pa ndërhyrje politike dhe në pajtim me standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe praktikat evropiane më të mira. Në linjë me përgjegjësisë e tij për kujdes të duhur ndaj të drejtave të njeriut, Misioni ka kushtëzuar dhurimin e kontejnerëve ekskluzivisht për lehtësimin e zbatimit të shërbimeve policore të komunitetit”, thuhet ndër të tjera në njoftim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Në maj janë dhënë 469 leje për ndërtim prej të cilëve 255 për ndërtime të larta, janë planifikuar 1.037 banesa

46 tentime të dështuara, a po shkon Kosova drejt zgjedhjeve të dyfishta?

“Aferë tradhtie”, vëllai i Liridonës përballet me Naim Murselin në gjykatë

“Naimin e gjeta në hotel, kishte porositur drekë” - vëllai i Liridona Ademajt përshkruan natën tragjike dhe sjelljen e Murselit

Fillon seanca gjyqësore për vrasjen e Liridona Ademajt, dëshmon vëllai i saj

Rama ndan pamje nga plazhet publike në Durrës: Mirëmëngjes dhe javë të mbarë

"Bajraktari" Vladaj pas Kuvendit të Thethit: Diaspora, Dukagjini, Kukësi e Malësia e Madhe do të na vijnë në ndihmë

Dëshmia e Leonard Ademajt: Fëmijët treguan se babi e ka mbajtë për dore mamin kur u vra

Dënohen shqiptarët vëlla e motër në Britani me 5 dhe 6 vite burg: “Spiunazh” me informacione nga bursa

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë