LAJMI I FUNDIT:

EULEX dëshiron të qëndrojë në Kosovë? (Video)

EULEX dëshiron të qëndrojë në Kosovë? (Video)

EULEX ‘dëshiron’ të qëndroj ënë Kosovës edhe pas qershorit të këtij viti kur zyrtarisht i përfund mandati. Por, në këtë mision nuk dëshirojnë që të komentojnë deklarimet që vijnë nga zyrtarë institucional në vend lidhur me mandatin e këtij misioni.

Në një përgjigje përmes postës elektronik, Dragana Nikolic Solomon, shefe e Zyrës për Shtyp dhe Informim Publik në EULEX, ka sqaruar edhe njëherë se për momentin shtetet anëtare të Bashkimit Evropian janë duke bërë rishikimin strategjik të mandatit të EULEX-it.


Rishikimin e mandatit Bashkimi Evropian ajo e kishte paralajmëruar në dhjetorin e vitit të kaluar. Por, Nikolic Solomon u referohet edhe një herë konkluzioneve të Këshillit Evropian. /Tribuna Channel/