LAJMI I FUNDIT:

EULEX dënon vrasjen e grave në Kosovë

EULEX dënon vrasjen e grave në Kosovë

Shefi i misionit EULEX Giovanni Pietro Barbano ka reaguar pas vrasjeve të fundit të dy grave në Kosovë.

Ai në rrjetin social X ka dënuar ashpër rastet e fundit të vrasjeve të grave, duke thënë se EULEX është i përkushtuar të mbështesë institucionet në luftën kundër këtij fenomeni.


“EULEX dënon ashpër rastet e fundit të femicideve në Kosovë. Si Mision për Sundimin e Ligjit, ne jemi plotësisht të përkushtuar për të mbështetur institucionet vendore në luftën kundër këtij fenomeni të tmerrshëm, ku gratë janë kryesisht viktima”, shkroi ai.

Vrasja në Pejë është rasti i dytë brenda pesë ditësh në Kosovë kur gratë dyshohet se u vranë nga partnerët apo ish-partnerët e tyre.

Vrasjet e fundit të grave në Kosovë, Osmani takon Sveçlën - flasin për ndryshimet e nevojshme në Kodin Penal
Lexo po ashtu Vrasjet e fundit të grave në Kosovë, Osmani takon Sveçlën - flasin për ndryshimet e nevojshme në Kodin Penal

Më 12 prill, një 21-vjeçare u vra brenda zyrës së Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj.

Mediat raportuan se dorasi ishte ish-bashkëshorti i saj.

Ndaj tij, autoritetet kanë shqiptuar masën e paraburgimit prej një muaji.

Nga viti 2010 në Kosovë janë vrarë 57 gra./Telegrafi/