Euforia dhe motivimi që u bëri Simeone lojtarëve pas fitores, ai u kujdes posaçërisht për Joao Felixin

Diego Simeone nuk e ka fshehur entuziazmin, pasi Atletico Madridi e mposhti Barcelonën në gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës. Në një ndeshje të zjarrtë me, në të cilën u shënuan pesë gola dhe pati polemika të shumta, Los Rojiblancos dolën fitues.
Dhe natyrisht, trajneri nuk ka mundur ta fshehë gëzimin e tij, ndërsa triumfin e ka shfrytëzuar edhe si një mundësi për t’i motivuar lojtarët e tij drejt sukseseve të ardhshme. Ai është nisur drejt zhveshtores, ku i ka pritur dhe i ka përshëndetur të gjithë lojtarët pas fitores, ndërsa AS i ka publikuar pamjet nga motivimi i Simeones. Ndërsa në përqafimin që i ka bërë Joao Felixit është dëgjuar duke thënë: “Vazhdojmë kështu! Të fortë! Të fortë! Të fortë!”. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
10/01/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






















































