LAJMI I FUNDIT:

Etika – pesë pyetje dhe sfidat në praktikë

Etika – pesë pyetje dhe sfidat në praktikë

Jeton A. Rexha

Nganjëherë synimi për të identifikuar të keqen dëmton shumë të mirën. Shpeshherë i përgjithësojmë gjërat duke humbur sensin e një angazhimi real për të luftuar të keqen në shoqëri. Në këtë fundvit, është koha e duhur që të adresohen pesë ndryshime shoqërore që ndikojnë thelbësisht në ndërtimin e shtetit. Këto ndryshime shoqërore kanë të bëjnë me etikën si sferë e veçantë në përditshmërinë tonë, e sidomos në rrafshin e marrëdhënieve tona me publikun.


Personaliteti, kredibiliteti, mirëbesimi, transparenca dhe llogaridhënia padyshim kontribuojnë në avancimin shoqëror dhe në ndërtimin e vlerave etike si pjesë e rëndësishme e jetës sonë praktike. Gjetjet e hulumtimeve dhe angazhimeve tona tregojnë se etika në përgjegjësinë institucionale dhe organizative është shumë domethënëse.

1. Ndërtimi i personalitetit publik është edhe rezultat i konsistencës dhe përkushtimit në ndërtimin e vlerave emancipuese në shoqëri. Vlerat etike dhe përgjegjësia morale janë në varësi të nivelit të ndërtimit të marrëdhënies me publikun. Personaliteti ndërtohet dhe ai dëshmohet në kohë dhe rrethana të caktuara, gjithmonë në të mirë të shoqërisë. Jo çdo herë, personaliteti është sinonim i përfaqësimit institucional. Në rast se është, përgjegjësia shtohet dhe bëhet shumëdimensionale. Institucionet e shtetit kanë obligim që të promovojnë personalitetet publike dhe të alarmojnë shoqërinë kur ata humbin konsistencën në veprime. Por, çfarë po bëjmë për të ruajtur apo për të ndërtuar personalitete publike të cilët janë dhe do të jenë shumë të nevojshëm për pëfaqësim kombëtar dhe ndërkombëtar?

2. Kredibiliteti është vlerë e dëshmuar shoqërore e ndërtuar mbi bazën e përgjegjësive shumëdimensionale. Etika nuk lejon pjesëmarrje aktive në procese zhvillimore vetëm duke u thirrur në kredibilitetin e të shkuarës. Në anën tjetër, përqeshja dhe përgojimi i personaliteteve me kredibilitet nga ata që nuk kanë ndërtuar apo e kanë humbur atë, është neveritëse. Personaliteti me kredibilitet duhet të përmbush pritshmëritë qytetare, të angazhohet seriozisht në debatin publik, të ofrojë zgjidhje të problemeve dhe të ndërtojë relacione të qëndrueshme partneriteti. Në të kundërtën humbet kuptimi. Është detyrë e institucionit dhe shtetit të angazhohet në ruajtjen e kredibilitetit institucional dhe qytetar. Por, sa ruhen këto vlera në Kosovë dhe çfarë masash ndërmirren kur humben ato?

3. Mirëbesimi ndërtohet mbi një numër argumentesh të provuara. Shkalla e duhur etike, arsimore dhe profesionale mundëson që të fitohet mirëbesimi në partneritet. Është e frikshme shkalla e mosbesimit qytetar dhe shoqëror e kultivuar në vitet e fundit. Besimi, dedikimi, niveli i kënaqshmërisë i asaj që ofrohet, marrëdhënia me publikun dhe kultura janë pjesë përbërëse e etikës. Këto vlera edhe qojnë në krijimin e mirëbesimit. Kjo rrit nivelin e organizimit qytetar dhe ndihmon institucionet të jenë të përgjegjshme karshi obligimeve dhe detyrave që kanë. Gjithashtu mirëbesimi lehtëson realizimin e të mirave të përbashkëta në partneritet. Por, a janë të mjaftueshme aktivitetet e institucioneve shtetërore për të kërkuar dhe fituar mirëbesimin e nevojshëm dhe/apo cili është roli i medias në këtë drejtim?

4. Transparenca nënkupton realizimin e iniciativave strategjike në partneritet duke kontribuuar në realizimin e misionit strategjik, vizionit dhe vlerave të organizatës apo institucionit përkatës. Nuk mund të konsiderohet humbje kohe nëse thashethemeve tendencioze u dilet në ballë me fakte dhe në mënyrë transparente. Ndoshta këtu po humbet hapi. Në të kundërtën topi i borës po rritet dhe po bëhet ortek që rrezikon procese. Në secilin rast, kryerja e punëve me transparencë është më e lehtë. Ruan personalitetin, kredibilitetin qytetar dhe institucional si dhe rrit mirëbesimin në partneritet. Niveli i transparencës si në nivelin ndër-institucional ashtu edhe në raport me qytetarin duhet të rritet. Mos transparenca po i shkakton humbje të mëdha shtetit por njëkohësisht edhe po krijon paqartësi të mëdha shoqërore. Përceptimi është se pakënaqësia qytetare është e madhe me shkallën e zbatimit të transparencës institucionale. Por, cili është niveli i marrëdhënies së institucioneve shtetërore me publikun?

5. Llogaridhënia nënkupton përfshirjen e vlerave etike në marrëdhënien me publikun përbrenda menaxhimit strategjik institucional, ku vlerat morale dhe profesionale vihen në pah. Llogaridhënia kontribuon në rritjen e transparencës dhe kredibilitetit profesional dhe institucional. Për më tepër, zbatimi i kësaj norme etike reflekton në shumë drejtime. Shkalla e besimit në institucione rritet e edhe vetëbesimi qytetar shtohet duke ditur se çështjet e ngritura nga ata po adresohen dhe se zëri i tyre po dëgjohet. Por, cili është mekanizmi vlerësues dhe/apo ndëshkues për këtë?

Në të ardhmen, roli i normave etike pritet të rritet dukshëm. Natyrisht, në shoqërinë tonë edhe më tej do të ketë individë apo organizma të cilët praktikojnë manipulimin. Megjithatë, vlerat etike duhet të mbizotërojnë. Gjetjet e hulumtimeve të ndryshme tregojnë se shumë më shumë ka identifikues të problemeve se sa shkaktar të tyre. Nëse kështu, del se aleanca për luftimin e dukurive negative është më e madhe. Kërkohet të mobilizojmë qytetarinë aktive dhe të fuqizojmë kritikën pozitive të bashkërenduar me alternativa përcjellëse për segmente të veçanta. Të ndalojmë sharjet dhe përgojimet e përgjithësuara të cilat dëmtojnë imazhin institucional dhe promovojnë inferioritetin qytetar. Shoqëria intelektuale në Kosovë do të jetë thellësisht e angazhuar në avancimin e vlerave etike dhe në ndryshimin e gjërave për mirë. E ardhmja është e jona – ta kultivojmë bashkë atë!

Në trend

Më shumë
U raportua se tregoi para Policisë së Serbisë të dhëna për UÇK-në, Durmishi: Është dokument i falsifikuar, jo deklaratë e imja - nuk shantazhohem dot nga UDB-ja

U raportua se tregoi para Policisë së Serbisë të dhëna për UÇK-në, Durmishi: Është dokument i falsifikuar, jo deklaratë e imja - nuk shantazhohem dot nga UDB-ja

Lajme
Policët nepalez e ndaluan të riun, por mbetën pa fjalë kur ai u tregoi patentë shoferin

Policët nepalez e ndaluan të riun, por mbetën pa fjalë kur ai u tregoi patentë shoferin

Auto
Ndryshimi në skemën sociale, ministri Murati fton familjet në nevojë për aplikim

Ndryshimi në skemën sociale, ministri Murati fton familjet në nevojë për aplikim

Ekonomi
Infermierja zbulon se çfarë tingulli rrëqethës lëshojnë njerëzit 24 orë para vdekjes

Infermierja zbulon se çfarë tingulli rrëqethës lëshojnë njerëzit 24 orë para vdekjes

Amerika
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Sa para do të fitojnë Fury dhe Usyk nga përballja e sotme në Arabinë Saudite?

Sa para do të fitojnë Fury dhe Usyk nga përballja e sotme në Arabinë Saudite?

Boks
Kalo në kategori