LAJMI I FUNDIT:

Etihad Airways, linja e parë ajrore në botë që vaksinoi të gjithë anëtarët e ekuipazhit

Etihad Airways, linja e parë ajrore në botë që vaksinoi të gjithë anëtarët e ekuipazhit

Etihad Airways është linja ajrore e parë në botë që ka vaksinuar kundër coronavirusit të gjithë anëtarët e ekuipazhit të kabinës dhe fluturimit.

Në këtë mënyrë, linja ajrore kombëtare e Emirateve të Bashkuara Arabe, i ka bërë udhëtimet të paktën pak më të lehta për punonjësit në këto kohë krize, raporton buisnessinsider.


Linja ajrore nisi fushatën e vaksinimit “Sigurt së bashku”, e cila filloi muajin e kaluar me synimin për të inkurajuar punonjësit dhe të marrë vaksinën gjersa procesi ishte falas për të gjithë, transmeton Telegrafi.

Duke qenë se qeveria në Emiratet e Bashkuara Arabe dëshiron të vaksinojë më shumë se 50 për qind të popullsisë deri në muajin mars të këtij viti, Etihad ka vaksinuar më shumë se 75 për qind të të gjithë punëtorëve brenda kompanisë.

Prioritet, natyrisht, ishte ekuipazhi i fluturimit, duke qenë se mjedisi i tyre i punës është jashtëzakonisht specifik dhe anëtarët e ekuipazhit ishin në rrezik të vazhdueshëm të infektimit.

Emiratet e Bashkuara Arabe aktualisht janë vendi i dytë në botë për sa i përket përqindjes së popullsisë së vaksinuar dhe Etihad Airways ka bazën e saj në Abu Dhabi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Evropa
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

Serbia
Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

Evropa
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Izraeli kryen sulm ajror në Bregun Perëndimor, të paktën një i vdekur

Izraeli kryen sulm ajror në Bregun Perëndimor, të paktën një i vdekur

Azia
Kalo në kategori