Nebih Berishës, të akuzuarit për vrasjen e gruas së tij Zejnepe Berishës do t’i bëhet ekspertizë neuropsikiatrike.
Kërkesën me shkrim për këtë ekspertizë e kishte bërë më 7 mars 2016 Esat Gutaj, avokati i Nebih Berishës.
Në seancën e sotme kërkesën për ekspertizë, avokati e përmendi edhe gojarisht. Prokurori e kundërshtoi në tërësi propozimin e mbrojtjes për ekspertizë neuropsikiatrike, por avokati Gutaj para gjykatës paraqiti disa raporte mjekësore të klientit të tij në periudha të ndryshme kohore nga viti 2008.
Me këto raporte avokati tha se dëshmohen problemet neuropsikiatrike të të mbrojturit të tij dhe arsyetohet kërkesa për ekspertizë.
Gjykatësi Xhevdet Elshani aprovoi kërkesën e mbrojtjes dhe urdhëroi ekzaminimin neuropsikiatrik të Nebih Berishës, për të cilin tha se do të bëhet në Qendrën e Shëndetit në Prizren përmes një kontrolli njëditor.
Gjykatësi tha se kjo ekspertizë do të vërtetojë se në çfarë gjendje mendore ka qenë i pandehuri në kohën e kryerjes së veprës penale dhe pas kryerjes së veprës, si dhe do të vërtetohet se a është në gjendje që ta përcjellë shqyrtimin gjyqësor.
Nebih Berisha akuzohet nga Prokuroria e Shtetit se më 23 tetor 2015 rreth orës 21:25 minuta në Suharekë në shtëpinë e tij familjare me dashje privoi nga jeta bashkëshorten Zejnepe Berisha.
46 vjeçarin Nebih Berisha, aktakuza e Prokurorisë së Shtetit e akuzon se më datë 23.10.2015, rreth orës 21:25 minuta në Suharekë, në shtëpinë e tij familjare, me dashje privon nga jeta bashkëshorten Zejnepe Berisha.
“Pas një bisede dhe mosmarrëveshjeve paraprake lidhur me do telefonata që i merrte bashkëshortja e tij, derisa viktima Zejnepe Berisha ishte në dhomën e ndejës me një thikë të gjatësisë së tehut 10.5 cm, e gjerësi 2.5 cm, e sulmon bashkëshorten me thikë duke i shkaktuar 20 plagë, prej tyre 12 plagë kanë qenë depërtuese, 7 goditje ka pësuar në zgavrën e majtë të kraharorit dhe 5 goditje në zgavrën e barkut”, thuhet në aktakuzën e prokurorisë.
Sipas aktakuzës, vajza e tyre e mitur E.B. (emri i njohur për redaksinë) pas britmave të nënës hyn në dhomën e ndejës dhe sheh se babai Nebih Berisha ishte duke e goditur me thikë nënën e saj.
“I afrohet ta mbrojë nënën duke vendosur dorën e djathtë në trupin e nënës, me ç’rast babai i saj e godet me thikë në dorë edhe të dëmtuarën e mitur,” vijon përshkrimi në aktakuzë.
Aktakuza përshkruan më pas vdekjen e Zejnepe Berishës dhe lëndimin e vajzës së saj.
“Nga plagët e marra e ndjera Zejnepe Berisha vdes në vend si pasojë e gjakrrjedhjes së jashtme dhe të brendshme, ndërsa të dëmtuarës vajzës E.B. (Nebih Berisha) i shkaktoi lëndime të lehta trupore në regjionin e shuplakës së dorës së djathtë”, thuhet në aktakuzë.
Prokuroria Themelore në Prizren e ngarkon Nebih Berishën për vrasje të rëndë dhe lëndim të lehtë trupor.
Seanca e radhës së gjykimit të Nebih Berishës do të caktohet pasi të kryhet ekzaminimi i tij neuropsikiatrik. Derisa të kryhet ky ekzaminim, mbrojtja nuk do të kundërshtojë aktakuzën dhe provat e saj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKurti i ftoi në një darkë pune për të hënën, a do t'i shkojnë në takim krerët e PDK-së, LDK-së e AAK-së?
Aurora – fenomeni i rrallë natyror ndriçoi edhe qiellin e Kosovës
A do të ketë dënime për ata që nuk regjistrohen - çfarë thonë nga ASK-ja?
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë
Implantet dentare a janë zgjidhje e përhershme për rregullimin e dhëmbëve – flet stomatologu Hoxha
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron
Bayern Munich e ka gjetur trajnerin e ri, Flick rikthehet dhe për ndihmës do ta ketë legjendën gjermane
“Podcasti me Afronën është keqkuptuar, ndjenjat e mia i përkasin ‘bebes’” – Befason Blero me reagimin
Largimi i Kylian Mbappe liron 225 milionë euro për PSG-në, një 'pjesë e konsiderueshme' do të investohet te ylli i Serie A
Como është ngjitur në Serie A pas 21 vitesh, Fabregas dhe Henyr kanë arsye për festë