LAJMI I FUNDIT:

Eskorta e Albin Kurtit sulmohet me vezë në Skenderaj, asamblisti i LVV-së fajëson Sami Lushtakun

Eskorta e Albin Kurtit sulmohet me vezë në Skenderaj, asamblisti i LVV-së fajëson Sami Lushtakun

Eskorta e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti është sulmuar sot me vezë në Skenderaj.

Për këtë ka reaguar asamblisti i LVV-së në Skenderaj, Hysni Mehani.

Ai ka shkruar se pas sulmeve me vezë është Sami Lushtaku, transmeton Telegrafi.


“Lajmi i sotëm është përurimi i çerdhes në Skenderaj dhe punët e mira që po bën qeveria. 3.2 milionë të investuara nga Qeveria e Kosovës në Skenderaj vetëm gjatë këtij mandati. Sulmet e Sami Lushtakut me vezë janë dëshmi që ju ka lagë baruti, po ashtu dëshmi e mendësisë primitive që udhëheq me PDK në Skanderaj e fatkeqësisht krejt PDK-në. Mediet që po më shkruajnë i inkurajoj të merren me punët e mira të Qeverisë dhe të mos merren me ata që po duan gjithsesi të prodhojnë lajme të këqija për Skenderajn”, ka shkruar ai.

Tutje, ai ka pohuar se “ata që kanë gjuajtur me kallash kur fituan kur një pasardhësi të Jasharajve, nuk na bëjnë përshtypje kur gjuajnë me vezë”.

“Barutin e kanë lagur. Ide për zhvillimin e qytetit nuk kanë. Pronat për të vjedhur ju kanë harxhuar, po duan të fitojnë vëmendje me skandale”, theksoi mes tjerash ai.

Për këtë çështje, Telegrafi ka dërguar pyetje edhe te Sami Lushtaku, por që i njëjti deri tani nuk ka kthyer ndonjë përgjigje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Pse po vriten fëmijët në Gaza”? Gjenerali izraelit i përgjigjet Grida Dumës

Lajme
Sondazhi i ri i UBO Consulting: LVV e para, pasohet nga PDK

Sondazhi i ri i UBO Consulting: LVV e para, pasohet nga PDK

Politikë
Abdixhiku: Nëse Kushtetuesja merr vendim për votimin e fshehtë, ne do të tregojmë votën KUNDËR në kamera

Abdixhiku: Nëse Kushtetuesja merr vendim për votimin e fshehtë, ne do të tregojmë votën KUNDËR në kamera

Politikë
Të premten dhe të shtunën do të ketë bllokim të përkohshëm të autostradave të Kosovës

Të premten dhe të shtunën do të ketë bllokim të përkohshëm të autostradave të Kosovës

Lajme
Gati marrëveshja e pensioneve me Serbinë, përfitojnë qindra qytetarë shqiptarë që jetojnë e punojnë në dy shtetet

Gati marrëveshja e pensioneve me Serbinë, përfitojnë qindra qytetarë shqiptarë që jetojnë e punojnë në dy shtetet

Lajme
Sondazhi i UBO Consulting: LVV fajësohet më së shumti me 32.6% për bllokadën në Kuvend, pasuar nga PDK

Sondazhi i UBO Consulting: LVV fajësohet më së shumti me 32.6% për bllokadën në Kuvend, pasuar nga PDK

Lajme
Kalo në kategori