LAJMI I FUNDIT:

Eskalon situata në Bejrut, ndërron jetë një polic

Eskalon situata në Bejrut, ndërron jetë një polic

Një polic raportohet të ketë vdekur në protestat e Libanit të shtunën, tha një zëdhënës i policisë në vend.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, rreth 110 protestues pësuan lëndime, ndërsa 33 prej tyre u dërguan në spital.


Mijëra protestues vërshuan rrugët e qytetit për të kërkuar reforma ndaj menaxhimit të situatës aktuale në Liban.

E gjitha nisi pas shpërthimit vdekjeprurës që ndodhi të martën në qytetin e Bejrutit, duke lënë të vdekur rreth 158 persona si dhe 6,000 të tjerë të lënduar.

Guvernatori i Bejrutit, Marwan Aboud, pati thënë se rreth 300 mijë njerëz mbetën të pa strehë, si pasojë e këtij incidenti. /Telegrafi/