LAJMI I FUNDIT:

A është vaksina ruse shpëtim nga koronavirusi?

A është vaksina ruse shpëtim nga koronavirusi?
Ilustrim

Në garën botërore për prodhimin e vaksinës për të ndaluar pandeminë Covid-19, janë të paktën tri vaksina që po provohen në Itali. Vaksina më premtuese dhe në fazë të avancuar në eksperimentim është ajo e zhvilluar nga bashkëpunimi midis Oksfordit dhe Advent-Irbm-së të Pomezias, e cila ka mbërritur në fazën tre. Fillon gjithashtu faza e parë e provës për vaksinimin që po bëhet nga ReiThera në Castel Romano. Mundësia tjetër vjen nga ajo e bioteknologjisë Takis me qendër në Romë.

Vaksina e regjistruar në Rusi për përdorim njerëzor nuk i ndoqi këto procedura standarde për prodhimin e tyre. Sipas të dhënave nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, ajo duhej të ishte akoma në fazën e parë të provave klinike, faza në të cilin kontrollohet siguria e saj, frekuenca e dëmtimeve dhe efekteve anësore.


Faza e dytë në të cilën përcaktohen dozat dhe efektet e tyre janë studiuar si në aspektin e tolerancës ashtu edhe të imunitetit, pra aftësia për të nxitur një përgjigje imune, por ajo është kryer në pak njerëz.

Faza e tretë është ajo gjatë së cilës kryhen teste të shumta për të vlerësuar efikasitetin në shkallë të gjerë, zakonisht ato kryhen në dhjetëra mijëra vullnetarë të shëndetshëm.

Një kujtesë e detyrueshme për të kuptuar se në botën perëndimore, provat klinike zgjasin të paktën një vit. Në rastet urgjente si pandemia mund të shkurtohet koha, por duhet të paktën të kalojë një periudhë kohe 4-6 muaj pas provave për të demonstruar sigurinë dhe efikasitetin e një vaksine të re. Në këtë kontekst, përpjekja për të prodhuar një vaksinë të aftë për të ndaluar epideminë e koronavirusit po vazhdon pa ndërprerje.

Më premtuesi në nivel ndërkombëtar, është bashkëpunimi midis Oksford dhe kompanisë Advent-Irbm e Pomezias, në provincën e Romës. Vaksina ChAdOx1-S bazohet në adenoviruset jopërsëritëse që rrjedhin nga shimpanzet, të cilat bartin gjenin e pikut të sintetizuar nga Sars-Cov-2. Pas rezultateve pozitive të arritura tashmë në laborator dhe studimeve paraklinike mbi kafshët, ka filluar faza tretë e provës klinike për të përcaktuar sigurinë, efikasitetin dhe imunitetin. Provat po ndiqen në mijëra vullnetarë të shëndetshëm të të dy gjinive të moshës midis 18-55 vjeç dhe 65-85 vjeç.

Ndërkohë, po vazhdon puna edhe për dy vaksina të tjera në Itali. E para është ajo që po provon kompania ReiThera, në pronësi zvicerane me qendër në Castel Romano të Romës, me fonde nga Rajoni Lazio dhe Ministria e Shëndetësisë, ku ajo mori autorizimin nga AIFA për provat klinike. Faza e parë është kryer në 90 vullnetarë të shëndetshëm të të dy gjinive, përfshirë të rriturit (18-55 vjeç) dhe të moshuarit (65-85 vjeç), të cilët po ndiqen nga Instituti për Sëmundje Infektive, Lazzaro Spallanzani në Romë së bashku me qendrën kërkimore klinike të Veronës. Gjithashtu në këtë rast, vaksina e quajtur GRAd-Cov-2, bazohet në një adenovirus të çaktivizuar që kodon proteinën Spike të Sars-Cov-2, dhe tashmë është treguar se është mjaft e sigurt dhe shkakton imunitet te kafshët.

Opsioni tjetër i bërë në Itali vjen nga kompania e bioteknologjisë Takis me qendër në Romë, në bashkëpunim me Rottapharm Biotech të Monzës. Për dallim nga dy kandidatët e tjerë, vaksina e quajtur Covid-eVax nuk përdor një vektor viral, por bazohet në një fragment të ADN-së sintetike duke filluar nga një sekuencë gjenetike e Sars-Cov 2-shit, një metodë që lejon të përshtaste vaksinën në rast të mutacionit të virusit. Studimet paraprake te kafshët kanë dhënë rezultate premtuese, ku është provuar se pas një administrimi të vetëm është parë një përgjigje e rëndësishme imuniteti e cila rritet pas një administrimi të dytë. Vaksina është ende në pritje të autorizimit për provat klinike të cilat duhet të fillojnë me testet te njerëzit dimrin e ardhshëm në Institutin Pascale në Napoli dhe në San Gerardo në Monza.

Në trend

Më shumë
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?

A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?

Botë
Banorët shohin natën e parë të BBVA 3, Juli shpërthen në lot kur pa të atin: Para se të vdiste, ai më tha mos e tradhto Julin e vërtetë

Banorët shohin natën e parë të BBVA 3, Juli shpërthen në lot kur pa të atin: Para se të vdiste, ai më tha mos e tradhto Julin e vërtetë

Magazina
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Kalo në kategori