LAJMI I FUNDIT:

“Është shumë i zgjuar” – Fabregas emëron lojtarin që mund t’ia fitojë Arsenalit trofeun e Ligës Premier

“Është shumë i zgjuar” – Fabregas emëron lojtarin që mund t’ia fitojë Arsenalit trofeun e Ligës Premier

Cesc Fabregas nuk mendon se Declan Rice ka nevojë për kohë për t’u përshtatur në Arsenal dhe thotë se ai mund të bëhet një lider i madh për skuadrën e tij të vjetër.

Skuadra londineze nënshkroi me mesfushorin anglez nga West Ham United për 115 milionë euro, por spanjolli mendon se mund të dëshmojë se ia vlen.

Duke përshëndetur 24-vjeçarin në një intervistë për Sky Sports, Fabregas ka thënë: “Arsenali do të garojë sërish për titullin; janë më të fortë se sezonin e kaluar. Declan Rice është fantastik”.


Arsenali i kthen përgjigje Chelseat për Smith Rowe
Lexo po ashtu Arsenali i kthen përgjigje Chelseat për Smith Rowe

“Personaliteti i tij sjell një dimension të ri në skuadër dhe atij nuk i duhet shumë kohë për t’u përshtatur, sepse është shumë i zgjuar. Ai mund të jetë një lider i madh për Arsenalin”.

Rice e ka ndihmuar Arsenalin që të fillojë fuqishëm sezonin. Që nga ardhja e tij, Gunners kanë fituar Community Shield dhe dy ndeshjet e tyre të para në Ligën Premier kundër Nottingham Forest dhe Crystal Palace.

Sipas WhoScored, reprezentuesi anglez aktualisht po bën tre goditje për ndeshje. Askush në skuadrën e Mikel Artetës nuk ka më shumë se ai tani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Jurgen Klopp vendos kushtet për të marrë drejtimin e Real Madridit

Jurgen Klopp vendos kushtet për të marrë drejtimin e Real Madridit

La Liga
Ish-ylli i Man Utd beson se Ronaldo do t'i bashkohet rivalit të tyre për Kupën e Botës për Klube

Ish-ylli i Man Utd beson se Ronaldo do t'i bashkohet rivalit të tyre për Kupën e Botës për Klube

Premier League
Kahn tenton blerjen e gjigantit francez, por refuzohet oferta e tij

Kahn tenton blerjen e gjigantit francez, por refuzohet oferta e tij

Ligat tjera
Lewandowski është afër të plotësojë ëndrrën e numrit të golave me Barcelonën

Lewandowski është afër të plotësojë ëndrrën e numrit të golave me Barcelonën

La Liga
Real Madridi i kërkoi La Ligës që të zhvendos ndeshjen kundër Alavesit, por refuzohet

Real Madridi i kërkoi La Ligës që të zhvendos ndeshjen kundër Alavesit, por refuzohet

La Liga
Salah ka refuzuar ofertën marramendëse nga Arabia Saudite për të qëndruar te Liverpooli

Salah ka refuzuar ofertën marramendëse nga Arabia Saudite për të qëndruar te Liverpooli

Premier League
Kalo në kategori