Nëse shikoni filma pornografikë së paku një herë në javë, do të duhej të pyesni veten a është çdo gjë në rregull me ju.
Aktori Terry Crews ka pranuar haptas varësinë e vet nga pornografia, me çka në disa javë të fundit ka tërhequr vëmendjen e opinionit. Ai në tri episode në internet me titull “Sekretet e ndotura të vogla” ka pranuar që për herë të parë pornografi ka shikuar kur i ka pasur 12 vjeç, transmeton Telegrafi.
Vetë ideja “varësia nga pornografia” është shumë kontroverse…
Mirëpo, një studim i Universitetit Cambridge, i cili ka përfshirë 19 meshkuj adhurues të pornografisë, ka treguar që në trurin e tyre, kur shikojnë filma “për të rritur”, aktivizohen qendrat e trurit që kanë të bëjnë me ndjenjën e “shpërblimit”, sikur e sheh narkomani drogën.
Megjithatë, Nicole Price, shkencëtare e Universitetit të Kalifornisë, thotë që të varurit nga pornografia nuk duhet të vendosen në të njëjtën kategori me të varurit nga alkooli dhe narkotikët.
– Në rast të varshmërisë nga pornografia, truri duket ngjashëm si te të varurit e tjerë, mirëpo vetëm në disa aspekte. Truri i tyre nuk reagon në të njëjtën mënyrë si truri i bixhozçiut, i cili është shumë aktiv, thotë Price.
Ajo thotë që neurologjia aktualisht nuk e pranon tezën që pornografia shkakton varshmërinë dhe që është qëndrim i përgjithshëm që trajtimi i kësaj gjendjeje si “sëmundje e varshmërisë”, mund të jetë kundërproduktive.
Megjithatë, mjafton të “hulumtohen” forumet më të popullarizuara në internet, siç është, p.sh., forumi Reddit, për të parë që njerëzit të cilët veten e konsiderojnë të varur nga pornografia, vërtet vuajnë për shkak të shprehive të veta. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare
Një kryqëzim i rrugëve që mundon shumë shoferë. Shikoni mirë, kush ka përparësi kalimi?
Test i inteligjencës me tetë pyetje, të cilat vetëm më të mençurit i dinë
A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i "fluturës" në makinën larëse – pyetja ka nxitur debat të madh në internet
Çfarë janë rrezet ultravjollcë
Si ka lindur “muaji i mjaltit”... Kush e veshi fustanin e parë të nusërisë?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe