LAJMI I FUNDIT:

A është normale të keni dhimbje koke gjatë seksit?

A është normale të keni dhimbje koke gjatë seksit?

Seksi duhet të jetë vetëm kënaqësi, apo jo? Për disa meshkuj, seksi ka një efekt të pakënaqshëm anësor: dhimbje të madhe të kokës!

Nëse keni dhimbje të tillë të kokës, nuk jeni vetëm. Nuk është shumë i zakonshëm ky fenomen, por rreth një për qind e njerëzve përjetojnë dhimbje të kokës gjatë seksit, dhe shumica prej tyre janë meshkuj.


Ka tri lloje kryesore të dhimbjeve të kokës gjatë seksit. Njëra është kryesisht e butë, dhe fillon posa të eksitoheni.

Përderisa është paksa bezdisëse, ky lloj i dhimbjes së kokës nuk është shumë serioz, ndërsa shumica e njerëzve e largojnë me ibuprofen, transmeton Telegrafi.

Lloji i dytë i dhimbjeve të kokës gjatë seksit quhet dhimbja “rrufe” e kokës.

Ky lloj i dhimbjes së kokës vjen gjatë orgazmës dhe ndonjëherë mund të zgjatë disa orë. Në përgjithësi shkakton më shumë dhimbje sesa lloji i parë dhe kërkon tretman urgjent mjekësor, ndërsa mund të trajtohet me të njëjtat medikamente si lloji i parë.

Dhe lloji i tretë i dhimbjeve të kokës gjatë seksit, i cili është tejet i rrallë, i prekë vetëm një në 20.000 njerëz.

Ky lloj i seksit fillon pas seksit dhe keqësohet posa të ngriteni në këmbë.

Nëse keni ndonjërën nga këto dhimbje të kokës, është e rëndësishme të flisni me doktorin, sepse dhimbjet e tilla, në raste të rralla, mund të jenë edhe simptomë e çrregullimeve apo sëmundjeve tjera. /Telegrafi/