LAJMI I FUNDIT:

A është më mirë të hiqet vetëm tumori apo i tërë gjiri: rezultate të reja mbi dilemën masketomia apo lumpektomia

A është më mirë të hiqet vetëm tumori apo i tërë gjiri: rezultate të reja mbi dilemën masketomia apo lumpektomia

Është e njohur që vetëkontrolli dhe intervenimi i shpejtë janë shpëtimi kryesor në luftën kundër kancerit të gjirit, mirëpo a sjell më shumë shanse mastekomia në krahasim me ndërhyrjen kirurgjike klasike që përgjithmonë ta mposhtim sëmundjen?

Hulumtimi ka treguar që femrat të cilat në fazën e hershme zbulojnë kancerin e gjirit kanë më shumë shanse të mbijetojnë nëse vendosin për lumpektominë, përkatësisht ndërhyrja kirurgjike me të cilën eliminohet tumori, se sa heqja e tërë gjirit, transmeton Telegrafi.


Ky hulumtim i bërë në 130.000 paciente tregon edhe që femrat të cilat nuk kanë hequr gjirin kanë më shumë shanse që të mposhtin kancerin.

Ekspertët theksojnë që për pacientet më së miri është që të vendosin për lumpektominë në kombinim me terapinë e rrezatimit.

Megjithatë, hulumtimi i fundit nxjerr në pah që lumpektomia megjithatë është zgjedhja më e mirë, sepse terapia e rrezatimit mund të shkatërrojë të gjitha qelizat e mbetura të kancerit pas ndërhyrjes kirurgjike.

Hulumtimi i bërën në Holandë ka nxjerrë në pah që femrat mbi moshën 50 vjeçe të cilat kanë vendosur për lumpektominë, përkatësisht të cilave gjatë ndërhyrjes kirurgjike u është eliminuar tumori, kanë shanse më të mëdha 22 deri në 30 për qind që të mbijetojnë në krahasim me ato të cilat kanë zgjedhur mastekominë.

Derisa femrat nën moshën 50 vjeç të cilat kanë vendosur për lumpektominë kanë shanse më të mëdha midis 9 dhe 17 për qind që të mposhtin sëmundjen në krahasim me femrat të cilave u është hequr gjiri. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Si të mbijetojmë 85 e më shumë vite

Si të mbijetojmë 85 e më shumë vite

Kalo në kategori