LAJMI I FUNDIT:

Është mbajtur konferenca më e madhe në Evropë Webit, pjesë e saj ishte edhe roboti humanoid Sophia

Është mbajtur konferenca më e madhe në Evropë Webit, pjesë e saj ishte edhe roboti humanoid Sophia

Ngjarja më e madhe në Evropë për inovacion, Webit Festival Europe u hap zyrtarisht me një ceremoni madhështore dhe të denjë për edicionin e saj të 10-të.

Këtë vit, Webit priti më shumë se 7230 mysafirë nga mbi 110 vende të ndryshme të botës. Konferenca Webit zyrtarisht filloi pas fjalimeve të kryeministrit të Bullgarisë Bojko Borisov dhe personalitete tjera të shquara.


Folësit gjatë konferencës diskutuan mbi gjendjen dhe të ardhmen e industrive dixhitale në vend, duke mbuluar tema të tilla si turizmi, shitjet, marketingu social dhe inovacioni teknologjik për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

Ndërkohë, dhjetëra kompani fillestare (StartUp) paraqitën biznesin e tyre te një juri e investitorëve dhe 40% e këtyre kompanive kanë tërhequr investime prej 1 deri në 10 milionë euro .

Edhe roboti humanoid Sophia mbërriti në Bullgari ekskluzivisht për ngjarjen. Sophia është roboti i parë me tipare njerëzore, i zhvilluar në Hong Kong nga Hanson Robotics në vitin 2015. Si babai i saj njihet David Hanson.

Ajo para të pranishmëve në Webit foli për rolin e saj, duke treguar se është ndërtuar për të shëruar sëmundje, për mbrojtjen e ambientit dhe për të bindur njerëzit se e ardhmja është më e mirë me ndihmën e robotëve me Intelegjencë Artificiale.

Në trend Teknologji

Më shumë
Çfarë bën inteligjenca e përmirësuar artificiale e WhatsApp, Instagram, Facebook dhe Messenger

Çfarë bën inteligjenca e përmirësuar artificiale e WhatsApp, Instagram, Facebook dhe Messenger

Teknologji
Ky rrjet social mund ta kërcënojë Facebook, Instagram dhe TikTok

Ky rrjet social mund ta kërcënojë Facebook, Instagram dhe TikTok

Teknologji
Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Teknologji
Google dëbon nga puna 28 punëtorë që ishin të përfshirë në protesta kundër kontratës miliarda dollarëshe për Izraelin

Google dëbon nga puna 28 punëtorë që ishin të përfshirë në protesta kundër kontratës miliarda dollarëshe për Izraelin

Teknologji
Logitech po përgatit një mi

Logitech po përgatit një mi "të zgjuar": Ju ndihmon të shkruani email ose të modifikoni tekstet - sa do të kushtojë

Teknologji
Roboti që i kapërceu kufijtë po del në pension

Roboti që i kapërceu kufijtë po del në pension

Teknologji
Kalo në kategori