LAJMI I FUNDIT:

A është limoni sekreti për të mbajtur larg dushit merimangat?

A është limoni sekreti për të mbajtur larg dushit merimangat?

Imagjinoni pak…Një mëngjes herët, gati për të nisur ditën tuaj! Dielli shkëlqen dhe ju pasi keni pirë kafenë, jeni gati për një dush dhe për të nisur ditën. Detaji që ndoshta nuk e kishit parashikuar, është një merimangë që sapo del nga kanali i dushit dhe ju jep një “mirëseardhje” aspak të këndshme

Kjo ndodh për shumë arsye: Tërheqja ndaj lagështirës, nxehtësia, fakti që tualeti është një ambient i mbyllur etj. Por, jeni me fat sepse ka një zgjidhje të thjeshtë!


Agrumet, veçanërisht limoni janë një mënyrë për të shmangur merimangat e bezdisshme, shkruan House Digest.

Lëkura e limonit përbëhet nga limoneni, një përbërës kimik që parandalon një sërë insektesh që nuk i doni rrotull në shtëpi. Dushet janë vendi i fundit ku dëshironi të shihni një insekt.

Për t’i eliminuar, lëkurat e limonit duhet të ruhen si një ilaç natyral. Në varësi të metodës që ju doni, ato mund të përdoren direkt, të spërkaten në formë lëngu ose të ndizen si qiri me aromë limoni.

Besojeni ose jo, merimangat sprapsen nga agrumet për shkak të erës së fortë.

Si një metodë parandaluese, fërkimi i lëkurave të limonit rreth dushit dhe afër kanalit mund t’i jap atyre një paralajmërim. Nëse nuk keni lëkura, mund të përzieni lëngun e limonit me pak ujë dhe ta mbani në një shishe, ose thjesht ndizni një qiri me aromë limoni, citon Anabel.

Qëllimi i përdorimit të limonit për të mbajtur larg merimangat është të mbushni një hapësirë të mbyllur si tualeti, me erën e fortë të agrumeve, sidomos limonit që i mban këto insekte larg nga dashi, vaska, lavamani etj. /Telegrafi/