LAJMI I FUNDIT:

Është lejuar Ilaçi për tumoret desmoide në pacientët e rritur

Është lejuar Ilaçi për tumoret desmoide në pacientët e rritur
GettyImages

Ilaçi i miratuar është menduar kryesisht për trajtimin e pacientëve të rritur që nuk bën të operohen as nuk mund t’i nënshtrohen rrezatimit

Ilaçi për tumoret desmoide do të jetë për pacientët e rritur me tumore dezmoide progresive që kanë nevojë për trajtim sistemik.


Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave FDA ka miratuar ilaçin Ogsiveo (nirogacestat) për tumoret desmoide të formuluar nga kompania SpringWorks Therapeutics Inc.

Ilaçi për tumoret desmoide tregoi përmirësim klinik te pacientët

Miratimi për terapinë e shpejtë dhe përparimtare u bazua në rezultatet e një sprove ndërkombëtare, multicentrike, në të cilën 142 pacientë të rritur me tumore desmoide të avancuara, të cilët nuk ishin të përshtatshëm për kirurgji, u caktuan rastësisht për të marrë 150 mg Ogsiveo ose placebo oral dy herë në ditë, transmeton Telegrafi.

Rezultatet e provës treguan një përmirësim të rëndësishëm klinik dhe statistikor të mbijetesës pa përparim të tumorit te njerëzit që përdorën ilaçin Ogsiveo në krahasim me grupin e kontrollit.

Një përfitim statistikisht domethënës u vu re edhe për Ogsiveo në shkallën e përgjigjes objektive (41 kundrejt 8 përqind). Një përfitim shtesë u vu re për dhimbjen e raportuar nga pacienti.

Tumoret më së shpeshti shfaqen te njerëzit e moshës 15 deri në 60 vjeç

– Tumoret desmoide janë tumore të rrallë që mund të çojnë në dhimbje të forta dhe paaftësi. Miratimi do të ofrojë opsionin e parë të trajtimit për pacientët që nuk janë kandidatë për kirurgji dhe rrezatim – tha Dr Richard Pazdur, drejtor i Qendrës Onkologjike të FDA.

Tumoret absorbojnë sheqerin për lëvizje
Lexo po ashtu Tumoret absorbojnë sheqerin për lëvizje

Pse është e rrezikshme që një pacient me kancer të mushkërive të humbasë trajtimet me rrezatim

Tumoret desmoide më së shpeshti shfaqen te njerëzit e moshës 15 deri në 60 vjeç, por janë shumë më të shpeshtë te femrat sesa te meshkujt. Ky lloj tumori beninj është i rrallë sepse për çdo milion njerëz në mbarë botën, dy deri në katër persona diagnostikohen me një tumor desmoid në vit. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori