LAJMI I FUNDIT:

Tumoret absorbojnë sheqerin për lëvizje

Tumoret absorbojnë sheqerin për lëvizje

Qelizat e kancerit janë të pangopura. Për një kohë të gjatë ato monopolizojnë një dozë të lartë të sheqerit

Hulumtuesi, Etienne Meylan dhe ekipi i tij kanë demonstruar se dy vëzhgime- apetiti për sheqer dhe sjellja “mesenchymale”- vijnë nga i njëjti mekanizëm, të paktën tek qelizat e vogla të kancerit të mushkërive.


Ata po ashtu kanë treguar se intensiteti i këtij fenomeni ka ndikuar në mbijetesën e pacientëve. Ky zbulim i publikuar në “Cancer& Metabolism”, hap një rrugë të re për terapi potenciale në të ardhmen.

Një mekanizëm i dobishëm, por që shfrytëzohet nga kanceri

Sjellja “mesenchymale” nuk është vetvetiu një anomali. Përgjatë zhvillimit embrional disa qeliza i shfrytëzojnë këto karakteristika. Tek të rriturit disa qeliza e ruajnë këtë veti.

Qelizat “mesenchymale”, sipas studiuesve prodhojnë proteinën e quajtur “GLUT3”. Kjo e fundit shërben në funksionimin e glukozës për të aktivizuar disa procese të rritjes. Kjo proteinë është përgjegjëse për përmbushjen e nevojave të qelizave me sheqer.

Duke nxitur në mënyrë artificiale sjelljen “mesenchymale” në qelizat e kancerit, hulumtuesit kanë zbuluar se qelizat vetvetiu prodhojnë “GLUT3”. Ky vrojtim qartë ka treguar se funksionon i njëjti mekanizëm.

Rezultatet konfirmohen nga një studim

Qelizat e tumorit të mushkërive prodhojnë sasi të ndryshme të “GLUT3”. Kjo për shkak se gjenet vetvetiu rregullohen nga elementi i quajtur “ZEB1”.

Ndryshimet në sasi të “GLUT3” duket të jenë indikatorë të fortë në tumor. Pas analizimit të të dhënave nga 450 pacientë me qeliza të kancerit metastazik, hulumtuesit kanë qenë në gjendje të tregojnë se sa më e madhe të jetë sasia e “GLUT3”, gjasat për mbijetesë janë më të vogla.

Pacientët kanë qenë të diagnostikuar relativisht herët dhe gjendja e tyre është përcjellë për disa vite me radhë. Pavarësisht nëse ata kanë prodhuar sasi të mëdha apo të vogla të “GLUT3”, normat e tyre të mbijetesës gjatë shtatë viteve u shtrinë pothuajse për 20 për qind.

Hulumtimi ka identifikuar objektivat potenciale për shërim në të ardhmen. Erienne Meylan, mendon se molekula toksike mund të interkorporohet nga “GLUT3”, që do të ndihmojë në shkatërrimin e qelizave nga brenda. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori