LAJMI I FUNDIT:

Është koha të ndryshoni taktikën në krevat!

Është koha të ndryshoni taktikën në krevat!

Çdo zjarr shuhet nëse nuk e shprushim. Arsyet për të cilën gjërat në fillim të lidhjes kanë qenë aq të vrullshme dhe e zjarrtë është për shkak se nuk e keni ditur çka ju pret në të ardhmen.

A dëshironi të bëni seks me mua?

Nuk është fare tërheqëse kjo pyetje të cilën ia drejtoni femrës e cila ju duket e bukur. Diçka krejtësisht të thjeshtë si p.sh. një shikim të thellë dhe të butë apo prekje e gjurit të saj, – do të jenë mënyra më efikase që ju të arrini atë që dëshironi.

Dora ashtu, këmba ashtu

Nëse dëshironi të ruani afshin midis jush, kujdesuni që herë pas herë të bëni ndonjë risi në krevatin tuaj. Seksi nuk bën të jetë sipas një orari apo plani të paracaktuar – bëhuni më imagjinues dhe më kreativë.

Seksi rutinë

Kjo nuk do të thotë që çdo seks patjetër duhet të jetë diçka që do t’ju turbullojë mendjen, mirëpo përpiquni së paku një herë në javë t’i krijoni vetes dhe partneres diçka të veçantë, transmeton Telegrafi.

Romantika nuk është për mua

Shfaqni dashurinë nëpërmjet sms-ve, në të cilat do të shkruani fjali të bukura, të buta, por që njëherësh të jenë edhe të zjarrta. Përgatitni një mbrëmje romantike duke vendosur edhe qirinj në tavolinë – do të tingëllojë qesharake, por njëkohësisht do të ketë edhe efekt.

Për çdo ditë në të njëjtin krevat

Nëse partnerja juaj ka mbajtur në mend çdo skutë të dhomës tuaj dhe çdo tingëllimë të krevatit tuaj, është koha të ndryshoni lokacionin. Përgatitni asaj momente të zjarrta nën dush, në veturë, në tarracë, në mal…

Zotimi i heshtjes

Zgjedhja e mirë e fjalëve te femra mund të krijojë efekt të mirë. Me partneren ndani ndjenjat tuaja çfarëdo qofshin ato – femrat dëshirojnë të bisedojnë.

Nuk jam tip për të krijuar risi

Nëse dëshironi të ripërtërini dhe t’i forconi joshjet seksuale provoni pozita të reja, ndani fantazitë tuaja, ndryshoni rolet, bëjeni më të këndshme jetën tuaj seksuale. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Si funksionon tualeti në një aeroplan në lartësi 12,000 metra - ka shkencë pas gjithçkaje

Si funksionon tualeti në një aeroplan në lartësi 12,000 metra - ka shkencë pas gjithçkaje

A e dini se...
Pse duhet të vendosni një filxhan tek dera sa herë që jeni vetëm në banesë? Ja arsyeja

Pse duhet të vendosni një filxhan tek dera sa herë që jeni vetëm në banesë? Ja arsyeja

Stil
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini se...
Rruga më e shkurtër në botë - është vetëm dy metra e gjatë dhe në të ndodhet edhe një hotel

Rruga më e shkurtër në botë - është vetëm dy metra e gjatë dhe në të ndodhet edhe një hotel

A e dini se...
Kalo në kategori