LAJMI I FUNDIT:

A është kjo video e regjistruar me dron, dëshmi se si Kina i trajton ata që kundërshtojnë ideologjinë e Partisë Komuniste?

A është kjo video e regjistruar me dron, dëshmi se si Kina i trajton ata që kundërshtojnë ideologjinë e Partisë Komuniste?

Pamjet të cilat duket se tregojnë të burgosur myslimanë të cilëve u janë mbyllur sytë dhe të prangosur në Xinjiang të Kinës, kanë nxitur një reagim të gjerë pasi u postuan në mënyrë anonime në internet.

Grupet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut po hetojnë videon e publikuar nga një kanal në YouTube dhe në Twitter dhe titullohet “Xinjiang: Një Shpjegim i Ri”.

Sipas The Independent, përcjell Telegrafi, Kina ka arrestuar të paktën një milion Ujgurë dhe të tjerë të minoriteteve myslimane në rajonin perëndimor.

Dhjetëra të rinj, të veshur me sy dhe të prangosur, mund të shihen duke pritur në një stacion treni.

Kokat e tyre janë të rruara dhe shumë veshin jelekë identikë. Rojet, të veshura me uniforma të zeza, mund të shihen duke bërë vrojtimin.

Pamjet duket se janë filmuar nga një dron nga lartësia.

Nathan Ruser, një studiues në Qendrën Ndërkombëtare të Politikave Kibernetike të Institutit të Politikës Strategjike Australiane, tha në Twitter se besonte se videoja ishte e mirëfilltë.

Z. Ruser shtoi se ai mendon se klipi ishte filmuar në gusht të vitit 2018.

Ndërkohë ekspertët nga ekipi i Amnesty International kuptohet se po ekzaminojnë videon.

Zyrtarët për të drejtat e njeriut kanë pretenduar më parë që qendrat e paraburgimit në Xinjiang po drejtohen si “kampe përqendrimi gjatë kohës së luftës”, si pjesë e një fushate sistematike të rindërtimit social dhe gjenocidit kulturor.

Qeveria kineze megjithatë i ka përshkruar ato si “konvikte të shkollave”, duke ofruar trajnime profesionale dhe kundërshtoi pretendimet për tortura dhe abuzime të tjera duke i quajtur si “lajme të rreme”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Obama dhe Clinton i dalin në ndihmë Bidenit - një foto me tre presidentët amerikanë do të kushtojë 100 mijë dollarë

Obama dhe Clinton i dalin në ndihmë Bidenit - një foto me tre presidentët amerikanë do të kushtojë 100 mijë dollarë

Amerika
I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

Evropa
Mercenarët rus të Wagner po vrasin civilët në Mali

Mercenarët rus të Wagner po vrasin civilët në Mali

Afrika
Pamje të tmerrshme: Të dyshuarit për sulmin në Moskë i pritet veshi dhe i futet në gojë – supozohet se kush mund ta ketë bërë këtë

Pamje të tmerrshme: Të dyshuarit për sulmin në Moskë i pritet veshi dhe i futet në gojë – supozohet se kush mund ta ketë bërë këtë

Botë
Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Evropa
Kalo në kategori