LAJMI I FUNDIT:

A është kjo vetura më e vozitur në Kosovë?

A është kjo vetura më e vozitur në Kosovë?

Industria e automobilave është shumë e mirë në shfaqjen e pozitës së saj në treg, me raporte të rregullta të tregut të cilat tregojnë se sa njësi të veturave janë shitur në baza mujore.

Në këto raporte zakonisht shihet se cila kompani dhe cili prodhues shet më shumë, dhe cilat janë modelet më atraktive, më të shitura në treg. Mirëpo kur është fjala për veturat individuale të njerëzve, ne nuk shohim lajme të shpeshta, përpos aksidenteve që bëhen zakonisht nga veturat e vjetra dhe të pa-mirëmbajtura.


Mirëpo së fundmi ne e kemi parë një postim të një shoferi të modelit të ri të Renault Talisman, veturës e cila vjen me dizajn të ri të pabesueshëm, me të cilën Renault ka ngritur standardin e komfortit dhe luksit në modelet e saj.

Ajo që është e habitshme është se pronari i një Renault Talisman ka arritur që pas rreth 52 ditës, veturës së tij të re t’ia bëjë mesatarisht nga 288 kilometra në ditë.

Në postimin e bërë nga faqja zyrtare e AutoMita thuhet se pronari i ri i një Renault Talisman ka bërë 15mijë kilometra për 52 ditë, apo 288km në ditë, duke e bërë këtë model mbase veturën më të vozitur në Kosovë.

Në pyetjen tonë se si ka ardhur deri tek kjo vozitje aq e shpeshtë e modelit të ri të Renault Talisman, thuhet se kjo ka ndodhur për shkak të dy faktorëve kryesor, dhe arsyeja e parë është komoditeti i madh që ofron Talisman, si dhe shpenzimet e ulëta për derivate që i konsumon kjo veturë.

Çmimi fillestar i Renault Talisman është 22,900 euro, për variantin manual me dizel, ndërsa modelet tjera me funksionalitete të shtuara e rrisin edhe koston përfundimatare të veturës. Mirëpo marrë parasysh fuqinë dhe jetëgjatësinë e Talisman, çmimi i veturës duket të mos jetë pengesë për tu pajisur me një të tillë.  /Telegrafi/