LAJMI I FUNDIT:

A është kjo pamja e parë e Samsung Galaxy S11?

A është kjo pamja e parë e Samsung Galaxy S11?

Sipas patenteve të fundit të publikuara, duket se Samsung vazhdon të punojë në një telefon “pa kufij”, me ekran që rrethon anët e pajisjes, duke ofruar jo vetëm një panel të plotë frontal, por gjithashtu një sasi të konsiderueshme të ekranit që përfshin të katër anët e pajisjes.


Detajet vijnë nga ekipi i Let’s Go Digital, të cilët kanë ndjekur historinë e dizajnit për disa kohë.

Sipas informacionit, kamera e përparme dhe sensorët e lidhur zbatohen në pjesën e lakuar të ekranit.

Ekrani i lakuar siguron që e tërë pamja duket mirë estetikisht. Sensori i gjurmëve të gishtit gjithashtu procesohet nën ekran.

Sistemi i kamerës në pjesën e pasme strehon disa lente kamerash, të cilat zbatohen në pjesën e drejtë të panelit, në mes.

Megjithatë, dizajni përfundimtar mund të ndryshojë nga skica, pasi nuk është një patentë e dizajnit, por e shërbimeve.

Me fjalë të tjera, ka të bëjë me novacionin e teknologjisë dhe dobinë dhe përfitimet e shpikjes.

Si gjithmonë me patentat, publikimi i teknikave dhe metodave nuk do të thotë domosdoshmërisht që do të vihen në dispozicion të konsumatorëve, por duke pasur parasysh atë që dimë në lidhje me planet e Samsung për telefonat e tyre gjatë dymbëdhjetë muajve të ardhshëm, do të pritej diçka e ngjashme  të lansohet në vitin 2020, me Galaxy S11 si pajisja kryesore. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Teknologji
Qeni robot që mund të hedhë flakën deri në 15 metra, kompania amerikane thotë se mund ta blejë kushdo

Qeni robot që mund të hedhë flakën deri në 15 metra, kompania amerikane thotë se mund ta blejë kushdo

Teknologji
Musk rivalizon YouTube, X lanson aplikacionin për video që funksionon në të gjitha pajisjet

Musk rivalizon YouTube, X lanson aplikacionin për video që funksionon në të gjitha pajisjet

Teknologji
CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA:

CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA: "Ne nuk do të shkojmë askund"

Teknologji
Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Teknologji
Bien Facebook, Instagram e Threads

Bien Facebook, Instagram e Threads

Teknologji
Kalo në kategori