LAJMI I FUNDIT:

“Është më e rëndësishme se nënshkrimi me Nico Williams’ – Koeman fajëson rënien e Barcelonës me trajtimin e legjendave të klubit

“Është më e rëndësishme se nënshkrimi me Nico Williams’ – Koeman fajëson rënien e Barcelonës me trajtimin e legjendave të klubit

Trajneri holandez Ronald Koeman e ka kritikuar Barcelonën për mungesën e “respektit” ndaj legjendave të tyre, por shtoi se ëndërron të kthehet në klub një ditë. 

Koeman, një legjendë e Barcelonës më vete, kohët e fundit pohoi se do të donte të kthehej në klub në të ardhmen, por jo në cilësinë e një trajneri . Holandezi dëshiron të ribashkohet me klubin e tij të dashur për të ndihmuar lojtarët e rinj të përmirësojnë teknikën e tyre. 

Megjithatë, 61-vjeçari nuk ka gjasa të kthehet te Blaugrana ndërsa presidenti Joan Laporta mbetet në krye të klubit pasi ishte nën drejtimin e tij kur Koemanit iu tregua dera si trajner i Barcelonës në vitin 2021. 


Koeman mbetet kritik ndaj skuadrës nga “Camp Nou” dhe mendon se klubi i ka trajtuar keq legjendat atë personalisht, por edhe Xavin dhe Lionel Messi, 

Ai ka sugjeruar ndryshimin e mentalitetit , duke shtuar se është më i rëndësishëm sesa ndjekja e lojtarëve kryesorë, si ylli i Spanjës, Nico Williams. 

“Unë kam një ëndërr të kthehem në Barcelonë, por nuk do të jetë si trajner. Unë dua të ndihmoj lojtarët të përmirësojnë teknikën e tyre. Problemi i Barcelonës në vitet e fundit ka qenë se njerëzit si Lionel Messi, unë dhe Xavi jemi larguar, është më mirë të respektojmë legjendat e klubit, sesa të vrapojnë për lojtarë si Nico Williams”, deklaroi ai. 

“Ai ka një lëndim serioz”, Koeman kritikon ashpër Barcelonën për gjendjen e De Jong
Lexo po ashtu “Ai ka një lëndim serioz”, Koeman kritikon ashpër Barcelonën për gjendjen e De Jong

Barcelona me Hansi Flick në krye do të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara javën e ardhshme, ku do të përballen me Real Madridin, Manchester Cityn dhe AC Milanin në ndeshje miqësore. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Shokon Real Madridi, synohet shitja e yllit të klubit në verë

Shokon Real Madridi, synohet shitja e yllit të klubit në verë

La Liga
Mikel Arteta i drejtohet me një kërkesë speciale tifozëve të Arsenalit para sfidës ndaj PSG-së

Mikel Arteta i drejtohet me një kërkesë speciale tifozëve të Arsenalit para sfidës ndaj PSG-së

Liga e Kampionëve
Konfirmohet: Carlo Ancelotti arrin marrëveshje për të marrë drejtimin e Brazilit

Konfirmohet: Carlo Ancelotti arrin marrëveshje për të marrë drejtimin e Brazilit

Ndërkombëtare
Liverpooli i vendos në shitje tre lojtarë menjëherë pasi siguruan titullin kampion

Liverpooli i vendos në shitje tre lojtarë menjëherë pasi siguruan titullin kampion

Premier League
Zbulohet kërkesa e rëndësishme e Ancelottit të cilën Real Madridi ia refuzoi vazhdimisht

Zbulohet kërkesa e rëndësishme e Ancelottit të cilën Real Madridi ia refuzoi vazhdimisht

La Liga
Barcelona kontakton agjentin e top sulmuesit nigerian para një lëvizje në verë

Barcelona kontakton agjentin e top sulmuesit nigerian para një lëvizje në verë

La Liga
Kalo në kategori