29.2 % nga ndërmarrjet aktive në vitin 2024 ishin nga sektori i tregtisë me shumicë dhe pakicë, përderisa 81.0 % e tyre kanë pasur nga 1 deri 9 të punësuar, thonë të dhënat e entit statistikor të vendit.

Numri total i ndërmarrjeve aktive para dy vitesh ishte 73 310, sipas të dhënave.


Për sa i përket numrit të punësuarëve në ndërmarrjet vijojnë ndërmarrjet me 10 deri 19 punonjës me 4.3 %, ndërmarrjet me 20 deri 49 të punësuar, pjesëmarrja e të cilave është 2.9 %, me 1.9 % marrin pjesë ndërmarrjet me 50 deri 249 punonjës dhe vetëm 0.3 % e ndërmarrjeve aktive kanë mbi 250 punonjës.

Ndërkohë ndërmarrjet pa të punësuar dhe ndërmarrjet me numër të pacaktuar të punësuarish (pa të dhëna për punonjësit) përbëjnë 9.6 % të numrit total të tyre në vitin 2024.