LAJMI I FUNDIT:

Escobar sonte në Prishtinë, takon opozitën

Escobar sonte në Prishtinë, takon opozitën

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, këtë të enjte do të takojë përfaqësuesit e opozitës në Prishtinë.

Takimi do të mbahet në ambasadën amerikane ku Escobar do të shtrojë darkë për opozitën, kanë bërë të ditur burimet e Telegrafit.


Sipas të njëjtave burime, në këtë takim marrin pjesë kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ndërsa nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës merr pjesë Ardian Gjini (meqë kryetari i partisë, Ramush Haradinaj gjendet jashtë shtetit).

Escobar thirrje Kosovës dhe Serbisë që të jenë konstruktive dhe fleksibile para takimit në Ohër
Lexo po ashtu Escobar thirrje Kosovës dhe Serbisë që të jenë konstruktive dhe fleksibile para takimit në Ohër

Escobar pritet që të premten të takohet edhe me kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani.

Ndryshe, Gabriel Escobar qëndroi të mërkurën në Serbi ku u takua me presidentin Aleksandar Vuçiq dhe përfaqësuesit e opozitës pro-evropiane.

Vuçiq pas takimi tha se ka zhvilluar një “bisedë të hapur dhe korrekte”.

Takimi Kurti – Vuçiq në Ohër, Escobar të premten në Prishtinë takon liderët e shtetit
Lexo po ashtu Takimi Kurti – Vuçiq në Ohër, Escobar të premten në Prishtinë takon liderët e shtetit

Ai shkroi në llogarinë e tij në Instagram: “Besoj në përmirësimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe SHBA-së”.

Ndërsa, në komunikatën e Presidencës së Serbisë thuhet se është diskutuar procesi i normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën, formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe mundësitë për gjetjen e zgjidhjeve përmes kompromisit dhe të qëndrueshme në dialogun e zhvilluar me ndërmjetësimi i Bashkimit Evropian”.

“Presidenti Vuçiq përsëriti qëndrimin e pandryshuar të Serbisë në lidhje me ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe zgjidhjen e çështjeve të hapura ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, me theks në zbatimin e plotë të marrëveshjeve të nënshkruara deri më tani dhe ruajtjen e interesave shtetërore dhe kombëtare”, thuhej në komunikatë, transmeton Telegrafi.

Takimet e të dërguarit të SHBA-së vijnë dy ditë para takimit të nivelit të lartë mes Kosovës dhe Serbisë. Kurti e Vuçiq do të takohen të shtunën në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Në takimin e 18 marsit pritet që Kosova dhe Serbia të bisedojnë për zbatimin e Propozimit evropian. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Arsim
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Kronika e Zezë
Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori