I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, vlerësoi se kriza në Ukrainë do të ripërtërijë interesin evropian në rrugën reformuese të vendeve të rajonit drejt Bashkimit Evropian.
“Është krijuar një nivel i caktuar vizioni dhe uniteti, veçanërisht midis anëtarëve të NATO-s, gjë që na ka ndihmuar të kuptojmë se për çfarë bëhet fjalë në të vërtetë. Bëhet fjalë për mbrojtjen evropiane, për mbrojtjen e demokracisë dhe vlerave. Kështu që unë, midis partnerëve të mi evropianë shoh një nevojë të ripërtëritjes së qëllimit kur bëhet fjalë për marrëdhëniet me vendet aspirante. Dhe kjo është arsyeja pse unë mendoj se do të ketë përpjekje të reja për t’i shtyrë ato vende të bëjnë reforma ndaj nevojës për anëtarësim të plotë”, tha Escobar.
Escobar është i ftuar në Forumin Kroato-Amerikan në Zagreb më 4-5 prill, i cili po mbahet për të shënuar 30-vjetorin e njohjes së Kroacisë nga Shtetet e Bashkuara, që ndodhi më 7 prill 1992.
Për më tepër, kriza e shkaktuar nga agresioni rus kundër Ukrainës, shtoi Escobar, ka ripërtërirë fokusin e Evropës në vendet kandidate të BE-së që shprehin në mënyrë proaktive solidaritetin e tyre me vlerat evropiane.
“Ju mund ta shihni këtë shumë qartë kur Bashkimi Evropian ishte shumë këmbëngulës dhe shumë i suksesshëm në votën e Serbisë në OKB për rezolutën që dënonte agresionin rus. Ishte një hap i rëndësishëm”, tha Escobar, citon Radio Evropa e Lirë.
Sipas tij, ka sfida të mëdha në Bosnje dhe Hercegovinë, duhet të ketë përparim më të shpejtë në dialogun midis Serbisë dhe Kosovës kurse Mali i Zi, i cili është një mik i mirë i Shteteve të Bashkuara, ishte shumë i ndjeshëm ndaj ndikimeve keqdashëse.
“Vërtet, ka sfida, por – sipas fjalëve të (ish-presidentit amerikan) Bill Clinton – nuk ka asgjë të keqe në Ballkanin Perëndimor që nuk mund të korrigjohet nga ajo që është e mirë në Ballkanin Perëndimor”, tha Escobar.
Presidenti kroat, Zoran Millanoviq, tha se Shtetet e Bashkuara ishin më përgjegjëse për anëtarësimin e Kroacisë në NATO dhe se në luftën e viteve 1990 në Kroaci në mënyrë indirekte, mbi të gjitha, ajo e ndihmoi Kroacinë.
Duke folur për sulmin rus ndaj Ukrainës, ai tha se as Ukraina dhe as Rusia nuk janë “shumë demokratike”, duke e kritikuar Evropën se nuk i kushton vëmendje të mjaftueshme Ballkanit Perëndimor në krizën ukrainase, veçanërisht Serbisë, Malit të Zi dhe Kosovës dhe perspektivës së tyre evropiane.
“(Serbia) po ecë ngadalë drejt integrimit evropian, nuk e keni të qartë, në fakt, çfarë do dhe çfarë jo. Megjithatë, pas këtyre ngjarjeve të fundit dhe agresionit rus ndaj Ukrainës, nuk është koha t’i pyesni ata: Zotërinj, çfarë dëshironi? “Në fakt ku ju i përkisni? Ky është momenti për të vendosur nëse jeni pjesë e Perëndimit, apo humbni në konfuzion”, tha Millanoviq.
Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt. Shtetet e Ballkanit Perëndimor, përveç Bosnjë e Hercegovinës, kanë dënuar agresionin rus. Po ashtu, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSkandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt
Ku është 'Fito'? Lordi famëkeq i drogës i Ekuadorit, i cili u arratis nga burgu në të cilin jetonte si mbret
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën