“Le Petit Parisien” ka botuar të mërkurën e 8 korrikut 1914, në ballinë, intervistën ekskluzive me Esat Pashë Toptanin, të zhvilluar asokohe në Paris. Shkrimi është si më poshtë:
“Princ Vidi nuk mund të jetë më mbret – të paktën kështu thotë Esat Pasha
Esat Pasha, ish-ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, i cili u përjashtua nga atdheu i tij nga Princ Vilhelm Vidi ((Wilhelm zu Wied) në vijim të ngjarjeve nga të cilat ne me siguri i kujtojmë, sapo ka mbërritur në Paris.
Ai na priti dje me respekt të madh dhe askush nuk do të dyshonte se do të dukej aq parisian, në një xhaketë të zezë elegante, për të cilin u akuzua se kishte ekzekutuar një nga mbrojtësit kryesorë të Shkodrës, gjatë luftës Turko-Ballkanike (me Malin e Zi).
Esat Pasha, i cili flet frëngjisht, nuk e beson ende veten të përgatitur sa duhet që të flasë gjuhën tonë pa ndihmën e një përkthyesi.
– Çfarë mendoni, Shkëlqesi, për situatën aktuale në Shqipëri ?
– Sigurisht, mund të ishte më mirë; sidoqoftë, kam besim se atdheu im, me përkrahjen dhe ndihmën e fuqive të mëdha, do të jetë në gjendje të dalë nga sikleti me të cilin po lufton. Dhe, zhvillimi i tij nuk do të vonojë shumë për të qenë madhështor.
– A e konsideroni si të humbur çështjen e Princ Vidit ?
– Absolutisht. Princi nuk ka treguar asnjë nga cilësitë që duhet të zotërojë një drejtues njerëzish; hezitimet e tij, masat e ngathëta që ai ndërmori në lidhje me njërin apo me tjetrin, e bënë që të humbte popullaritetin, gjë do ta detyronte atë herët a vonë të ikte ose të abdikonte.
– Po kush mund ta zëvendësojë ? Ju vetë …
– Të mos flasim për mua, ju lutem. Asnjëherë nuk kam aspiruar për një dinjitet të tillë dhe nuk e kam kërkuar kurrë. Unë kërkova vetëm një gjë, që t’i shërbej mirë vendit tim, dhe për këtë vura në dispozicion të tij jetën time dhe të gjitha gjërat e mia, dhe ju e dini se si Vilhelm Vidi më shpërbleu për këtë. Kush mund të marrë kurorën ? – më pyesni ju. Të jeni të sigurt, të jeni të bindur se vullneti i mirë nuk do të mungojë dhe që fuqitë e mëdha nuk do të gabojnë për të gjetur një kandidat që plotëson cilësitë e nevojshme…
– Por, ne insistojmë, nëse fuqitë e mëdha ju ofrojnë të jeni ky kandidat ?
– Edhe një herë, unë nuk jam kandidat dhe dua vetëm një gjë: të kontribuoj, me mundësitë që kam, të sjell lumturinë e vendit tim.
– A duhet të konsiderohet udhëtimi juaj në Francë si një udhëtim studimesh apo i kohës së lirë, apo ka një qëllim diplomatik ?
– Një qëllim diplomatik, jo; por, zotëri, i internuar nga atdheu im, shkoj këtu e atje, në Itali, në Zvicër, tani, në Francë, në Paris, të cilin tashmë e admiroj dhe e dua thellësisht.
Ne po përgatiteshim që të ndaheshim prej tij, kur ai na tha:
Mësova se një familje franceze ishte e burgosur në Shqipëri nga ata që quhen “kryengritës”. Kam mësuar gjithashtu se ajo ishte arrestuar në pronat e mia. Eh, pra! përmes zërit të fuqishëm të gazetës suaj, siguroni prindërit e kësaj familje, i thoni që nuk do t’i keqtrajtojnë. Shërbëtorët e mi e njohin me të vërtetë shumë mirë vullnetin tim për të mos e zbatuar atë. Ata e dinë që asnjë i huaj, e posaçërisht asnjë francez, nuk duhet të keqtrajtohet. Edhe një herë, siguroni familjet.
Me këto fjalë u larguam prej Esatit, princit shqiptar…”. /Darsiani/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEsat Toptani, si pjesë e historisë së padeformuar: Nuk ishte tradhtar
![Agjenti i dyfishtë i Luftës së Ftoftë: Si e mashtroi Tito, Perëndimin?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/Tito2-380x233.jpg)
Agjenti i dyfishtë i Luftës së Ftoftë: Si e mashtroi Tito, Perëndimin?
![Dëshmia e fqinjit dhe varrmihësit të Musine Kokalarit: Nuk i kishte duart lidhur me tela me gjemba](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Musine2.jpeg)
Dëshmia e fqinjit dhe varrmihësit të Musine Kokalarit: Nuk i kishte duart lidhur me tela me gjemba
Drama e panjohur e Koliqit, ku parashikohej rënia e komunizmit
LUM LUMI
BASHKËLUFTËTARËT
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Zana Spahiu dorëhiqet nga ushtruesja detyrës së drejtoreshës në RTK](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Zana-Spahiu-380x233.jpg)
Zana Spahiu dorëhiqet nga ushtruesja detyrës së drejtoreshës në RTK
![Liverpooli po i transferon dy yjet e rivalit nga Liga Premier për 100 milionë euro](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/arne-slot-380x233.png)
Liverpooli po i transferon dy yjet e rivalit nga Liga Premier për 100 milionë euro
![Ripërserit Daçiq: Është i pamundur ekstradimi i Radoiçiqit, Serbia nuk e njeh Kosovën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/dacic-radoicic-768x517-1-380x233.jpg)
Ripërserit Daçiq: Është i pamundur ekstradimi i Radoiçiqit, Serbia nuk e njeh Kosovën
![I kërkuar nga Real Madridi: Trent Alexander-Arnold ka vendosur për të ardhmen e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/trent-alexander-arnold-380x233.png)
I kërkuar nga Real Madridi: Trent Alexander-Arnold ka vendosur për të ardhmen e tij
![Trump: Nëse iranianët më vrasin, Amerika dua që ta zhduk Iranin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot_2-99-380x233.jpg)
Trump: Nëse iranianët më vrasin, Amerika dua që ta zhduk Iranin
![Kur do të kthehet trupi i Faton Hajrizit, flet Ivica Daçiq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/image-2024-07-25T175333.484-380x233.jpg)
Kur do të kthehet trupi i Faton Hajrizit, flet Ivica Daçiq