LAJMI I FUNDIT:

Erxhan Galushi nga LPRK: Do ta votoj Qeverinë Kurti

Erxhan Galushi nga LPRK: Do ta votoj Qeverinë Kurti

Bartësi i listës së Lëvizjes Përparimtare të Romëve të Kosovës, Erxhan Galushi ka konfirmuar se do të votojë pro Qeverisë Kurti.

I pyetur nëse ka ndonjë kusht për të votuar këtë Qeveri, Galushi i cili pas vendimit të Gjykatës Supreme fitoi ulëse në Kuvendin e Kosovës, tha se nuk mendon se duhet të vendoset kusht për votimin e Qeverisë Kurti.


“Apsolutisht po, do ta votojë Qeverinë Kurti. Nuk mendoj se duhet të ketë kushte për votimin e Qeverisë Kurti, sepse mendoj se duhet të ndërrohet kjo puna e kushtëzimit të votimit të qeverisë, nuk duhet me kushtëzu votën, nuk dojna me punu në Qeverinë Kurti me kushtëzime por duhet të gjejmë një gjuhë të përbashkët që të punojmë për të mirën e vendit”, tha Galushi për Telegrafin.

Ndryshe, votën për Qeverinë Kurti e ka konfirmuar edhe tashmë deputetja, Duda Balje.

Balje në një prononcim për televizionin publik, ka thënë se do të votojë për Kurtin si kryeministër dhe Vjosa Osmanin si presidente.

“Unë e votoj zotin Kurtin për kryeministër pasi që ka marrë kaq shumë vota. Edhe zonjën Osmani e votoj për presidente”, ka thënë Balje.

Balje pasi Supremja ia dha mandatin: E votoj Kurtin për kryeministër dhe Osmanin për presidente
Lexo po ashtu Balje pasi Supremja ia dha mandatin: E votoj Kurtin për kryeministër dhe Osmanin për presidente

Duda Balje e Erxhan Galushi janë dy përfaqësuesit e komuniteteve pakicë në Kosovë të cilët kanë fituar ulëse në Kuvend, pas vendimit të sotëm të Gjykatës Supreme, që la jashtë Adrijana Hoxhiqin nga lista “Komuniteti i Bashkuar” dhe Hatixhe Gjorgjeviq, nga Iniciativa Rome.

Pas vendimit të Supremes, Duda Balje e Erxhan Galushi fitojnë ulëse në Kuvend, mbesin jashtë Hoxhiq e Gjorgjeviq
Lexo po ashtu Pas vendimit të Supremes, Duda Balje e Erxhan Galushi fitojnë ulëse në Kuvend, mbesin jashtë Hoxhiq e Gjorgjeviq

Nga Instituti Demokratik i Kosovës, Eugen Cakolli për Telegrafin ka thënë se sipas rezultateve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe bazuar në vendimin e Gjykatës Supreme, e cila sot refuzoi ankesën e Adrijana Hoxhiq, janë dy mandate të cilat do të pësojnë ndryshime.

Cakolli po ashtu numëroi përfaqësuesit e komuniteteve pakicë jo-serbe që kanë fituar ulëse në Kuvendin e Kosovës .

“Tash një mandat e ka Romani Iniciativa, një LPRK-ja, një IRDK, dhe një PAI. Tash tek boshnjakët e kanë një Koalicioni VAKAT, një Duda Balje dhe tjetrën Emilja Rexhepi, ndërkaq te goranët, Adem Hoxha dhe dy mandate partia turke”, sqaroi Cakolli. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Kalo në kategori